Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjë e re, paralajmëruese për infeksionin Sars-Cov-2: Një lëkurë e përflakur në këto zona

Jetë 24/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit nga ‘Kings College London’ zbuluan se 8.8 përqind e njerëzve që testuan të jenë pozitive ndaj Covidit, kishin përjetuar një skuqje të lëkurës si pjesë e simptomave të tyre të përgjithshme.

Për të hulumtuar më tej, ekipi krijoi një sondazh të veçantë në internet, duke mbledhur imazhe dhe informacione nga gati 12,000 njerëz me skuqje të lëkurës dhe të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundjen infektive shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Studimi i simptomave Covid gjithashtu zbuloi se këto skuqje të lëkurës mund të ndahen në tre kategori, duke përfshirë:

– Skuqje të tipit koshere (urtikarie) që është një pamje e papritur e gungave të ngritura në lëkurë të cilat vijnë e shkojnë shumë shpejt me kalimin e orëve dhe zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe.

Mund të përfshijë çdo pjesë të trupit dhe shpesh fillojnë me kruajtje intensive të pëllëmbëve ose thembra dhe mund të shkaktojë ënjtje të buzëve dhe qepallave.

-‘ Puçërrosje me gjemba’, manifestohet me gunga të vogla të kuqe të kruara që mund të ndodhin kudo në trup, por veçanërisht bërryla dhe gjunjë, si dhe pjesa e pasme e duarve dhe këmbëve. Kjo skuqje mund të vazhdojë për ditë ose javë.

– Gishtat dhe gishtrinjët të përflakur, të cilët mund të jenë të lënduar por jo zakonisht kruajtës. Ky lloj skuqjeje është më specifik për Covid-19 dhe është më i zakonshëm tek njerëzit më të rinj.

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

“Ky është një model i zakonshëm i parë në infeksionet virale me një skuqje simetrike që përfshin njolla të shumta të kuqërremta ose gunga mbi trup,” tha Shoqata Britanike e Dermatologëve. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakHistori: Në moshën 27 vjeçe, zbulova se kisha 44% shanse për zhvillimin e kancerit të gjirit
Artikulli i rradhës Ky ilaç i zakonshëm, shpëtoi pacientët e shtruar në spital nga forma e rëndë e Covid-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.