Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Histori: Në moshën 27 vjeçe, zbulova se kisha 44% shanse për zhvillimin e kancerit të gjirit

Femina 24/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mendova se e kuptova kancerin. Është një sëmundje që amerikanët e dinë mirë: shirita me të gjitha ngjyrat e ylberit; muaj kushtuar ndërgjegjësimit; histori të betejave të figurave të famshmëve të shpërndara në kopertinat e revistave.

Pastaj erdhi kjo histori edhe tek familjen time, rrëfen ngjarjen e kancerit të gjirit personazhja 27 vjeçe e cila preferon të mbetet anonime për burimin Insider.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.

Në shkurt të vitit 2019, motra ime më e madhe u diagnostikua me kancer të gjirit. Ajo që në fillim dukej si një sëmundje e fazës së hershme doli të jetë më tinëzare sepse ajo kishte kancer metastatik të gjirit në fazën 4 dhe tashmë ishte përhapur në kockat e saj.

Për shkak se motra ime ishte vetëm 36 vjeçe në kohën e diagnostikimit të saj, mjekët thanë se unë dhe dy motrat e mia të tjera, duhet të fillojmë me mundësinë e shqyrtimit të kancerit të gjirit poashtu.

Kam bërë testin gjenetik, i cili tregoi se kam 44% shanse për zhvillimin e kancerit të gjirit gjatë jetës sime.

Njohja e asaj përqindjeje ishte edhe ngushëlluese edhe e tmerrshme.

Nga njëra anë, ndihmoi që të kisha një numër të fortë për të mbështetur vendimet e mia në vazhdimin, nga ana tjetër, ishte e tmerrshme të kuptosh se sa i lartë ishte ai numër.

E historia e kancerit nuk përfundon me kaq, pothuajse pas një viti pas diagnozës së motrës sime të madhe me kancer të gjirit, një motër tjetër kishte marrë diagnozën të një tipit tjetër të kancerit.

Pas realizimit të një mamografie, mjekët kishin vënë re një nyje limfatike pranë gjirit të saj që dukej e përflakur dhe mori diagnozën e saj: limfoma e Hodgkin në fazën 3.

Ashtu si çdo skenar tjetër në të cilin e gjeni veten në kapriçot e fatit edhe unë vendosa të përqendrohem në atë që mund të kem në kontroll të situatës.

Unë mund të bëj një MRI të gjirit çdo vit. Sapo të bëj 30 vjeç, mund të filloj të bëj mamografi të rregullt, kështu që kontrollohem çdo gjashtë muaj.

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Poashtu mund ta kontrolloj veten sa më shpesh të jetë e mundur për gunga duke përcjellur gjendjen edhe për simptoma të çuditshme.

Ne e dimë se nuk mund të kontrollojmë një sëmundje që ka gati 50% mundësi të vijë tek ne. Por mund të sigurohemi që edhe nëse vie mund ta kapim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Andaj, para se kjo sëmundje të na kap në befasi, të qëndrojmë ne këtu së bashku të gatshme për ta identifikuar dhe luftuar deri në shërim! /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprak‘Spitali ynë nuk është ndërtuar për një pandemi’, shprehet pulmologu amerikan pas rasteve kulminante me Covid-19
Artikulli i rradhës Shenjë e re, paralajmëruese për infeksionin Sars-Cov-2: Një lëkurë e përflakur në këto zona

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.