Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shënohet rritje e rasteve të kollës së mirë, IKSHPK bën thirrje për vaksinim të rregullt të fëmijëve

X Ballinë 29/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të rasteve të Kollës së mirë (Pertussis), krahasuar me vitet e fundit.

Sipas IKSHPK vetëm gjatë vitit 2024, janë regjistruar 8 raste të konfirmuara me laborator të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja, përcjell Gazeta Shneta.

Pertusis që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes. Shkaktohet nga bakteria Bordetella pertussis që gjendet në gojën, hundën dhe fytin e personit të infektuar.

Kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1 vjeçare.

Tutje në njoftim thuhet se sëmundja përhapet lehtësisht nga personi në person, kryesisht përmes pikave/spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Simptomat zakonisht shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë. Fillimisht, simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë.

Komplikimet më të shpeshta janë pneumonia dytësore bakteriale, komplikimet neurologjike, infeksioni i veshit të mesëm, dehidrimi, konvulsionet, etj.

Kujdesi është veçanërisht i rëndësishëm për foshnjat, ndërsa mbrojtja më e mirë është parandalimi përmes vaksinimit të fëmijëve.

Në Kosovë vaksinimi kundër Pertusisit bëhet sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, ku vaksina kundër Pertusisit jepet në moshën 2, 4 dhe 6 muajshe, ndërsa ri-vaksinimi në moshën 18 muajshe.

Terapia me antibiotikë është trajtimi i zgjedhur për pertusis, sidomos në javën e parë dhe të dytë nga fillimi i simptomave.

Ndryshe nga sëmundjet e tjera si variçela, fruthi, etj., Pertusisi mund të shfaqet tek i njëjti person më shumë se një herë gjatë jetës, sepse antitrupat që krijohen pas infeksionit ose imunizimit bien me kalimin e kohës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë raportuar për rritje të numrit të rasteve të Pertusisit në shumë vende të rajonit evropian gjatë pjesës së dytë të vitit 2023 dhe gjatë vitit 2024. Raste të Pertusisit janë regjistruar gjatë kësaj periudhe edhe në vendet e rajonit.

Në fund, IKSHPK u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen Kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudimi i ri tregon se si virusi i etheve hemorragjike Krime-Kongo hyn në qelizat tona
Artikulli i rradhës Ushqyerja më e gjatë me gji mund të ulë rrezikun për kancerin hematologjik të fëmijërisë

Ju sugjerojmë

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme

IKSHPK me apel për qytetarët: Mbroni veten nga temperaturat e larta, shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 17:00

17/07/2026 Lajme

Prishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ

16/07/2026 Lajme

Pas raportimeve për helmim, Sach Pizza: IKSHPK nuk evidentoi Salmonella në mostrat ushqimore të analizuara

15/07/2026 Lajme

Helmim i dyshuar nga ushqimi, 31 pacientë të hospitalizuar në Klinikën Infektive – 11 pozitivë me Salmonella

15/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.