Një nga simptomat kryesore të shtatzënisë është shija metalike që ju vije në gojë.
Kjo shije shkaktohet kryesisht nga hormonet, enë veçanti nga estrogjeni, i cili prodhohet më shumë gjatë shtatzënisë, duke ndikuar në perceptimin e aromave dhe shijeve. Një tjetër shkak është vëllimi i gjakut duke shkaktuar edemë dhe fryrje.
Për të eliminuar shijen metalike është e nevojshme të konsumoni ushqime me bazë uthulle, të tilla si turshi, xhenxhëfil.
Poashtu, ju mund të konsumoni patate me kripë dhe mollë jeshile. Pijet e rekomanduara janë lëng portokalli dhe limon.
Një “mashtrim” i vogël që mund ti bëni vetes është që gjithmonë pasi të konsumoni ushqim fusni në gojë një ushqim të ëmbël në mënyrë që tu zvogëlohet aroma e pakëndshme. Nëse doni që aroma e gojës mos të ketë shije të keqe përdorni çamçakëz pa sheqer./pernenat.al/