Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shikimi i shpeshtë i sportit mund të rrisë mirëqenien tuaj, zbulon një studim i ri

Jetë 17/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shikimi i shpeshtë i sporteve mund të shkaktojë ndryshime në strukturat e trurit, duke shpjeguar ndoshta se si ky aktivitet përmirëson mirëqenien.

Nuk ka nevojë të jesh shkencëtar për të thënë se ndihesh mirë duke parë një ndeshje futbolli ku luan skuadra juaj e preferuar. Sidoqoftë, deri më tani, mekanizmat pas rritjes së mirëqenies për shkak të shikimit të sporteve nuk janë kuptuar plotësisht, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin Waseda, Japoni, sugjeron se ata që shikojnë sporte më shpesh përjetojnë ndryshime në strukturat e trurit.

Studimi, i botuar në revistën “Sports Management Review”, në mars – përdori një qasje me shumë metoda.

Në studimin e parë, studiuesit analizuan të dhënat e disponueshme publikisht mbi ndikimin e shikimit të sporteve te 20,000 banorë japonezë. Studimi konfirmoi mirëqenien më të lartë të raportuar të lidhur me shikimin e rregullt të sporteve.

Studimi i dytë, një sondazh online që përfshin 208 pjesëmarrës, hetoi nëse mirëqenia e raportuar ndryshonte në varësi të llojit të sportit. Bejsbolli, u zbulua se ushtronte një ndikim më të rëndësishëm në rritjen e mirëqenies në krahasim me golfin.

Në studimin e tretë, studiuesit përdorën teknika të neuroimazhit për të analizuar ndryshimet në aktivitetin e trurit të 14 pjesëmarrësve ndërsa shikonin klipe sportive. Shikimi i sportit shkaktoi aktivizimin në qarqet e shpërblimit të trurit, tregues i ndjenjave të lumturisë ose kënaqësisë.

Hulumtimi i ri mbështet gjetjet e mëparshme se shikimi i sporteve mund të ketë përfitime të rëndësishme për shëndetin mendor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatzënia e Freskët: 7 Ushqime Detoksike për Nënat
Artikulli i rradhës Studim: Përdorimi i ekraneve para gjumit dhe shkuarja në shtrat vonë, shton rrezikun e obezitetit në fëmijëri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.