Gjatë shtatzanisë, shumë gra ndiejnë presion ose rëndim rreth vaginës. Kjo është normale dhe mund të ndodhë në tremujorin e parë, të dytë ose të tretë.
Mitra e një gruaje shtatzënë do të zgjerohet nga madhësia e një portokalli në madhësinë e një shalqini të madh. Trupi i saj jo vetëm që do të duhet të sigurojë hapësirë dhe lëndë ushqyese për një person të ri për tu zhvilluar por do të duhet të prodhojë një organ krejtësist të ri në formën e një placente, transmeton Gazeta Shneta.
Me kaq shumë ndryshime që ndodhin, nuk është për tu habitur që shumë gra vërejnë ndryshim të papritura dhe të pazkonta në mënyrën se si ndihen trupat e tyre. Presioni vaginal, legenit ose barkut të poshtëm është i zakonshëm në të tre mujorët e shtatzanisë.
Shkaqet e presionit vaginal gjatë shtatzanisë
Gratë do të kenë përvoja të ndryshme të presionit vaginal gjatë shtatzanisë.
Disa mund të ndiejnë një presion intensiv në vaginë, ndërsa të tjerët do të tjerët do të kenë një dhimbje të shurdhër në të gjithë legenin, ose të ndjehen sikur një peshë po ulet në tërë trupin e tyre të poshtëm.
Vonë gjatë shtatzanisë, ky presion shpesh është për shkak të peshës së foshnjës që kalon poshtë në legen, por shumë faktorë të tjerë mund të shkakojnë presion të legenit gjatë shtatzanisë.
Tremujori i parë
Për shumicën e grave, tremujori i parë është shumë herët në shtatzani për rritjen e peshës për të shkaktuar presion vaginal.
Në vend të kësaj, hormonet shpesh janë përgjegjëse. Hormonet që ndihmojnë në relaksimin e muskujve e bëjnë më të lehtë që fëmija të kalojë në zonën e legenit gjatë lindjes.
Tremujorët e dytë dhe të tretë
Në tremujorin e dytë dhe të tretë, kombinimi i një legeni të dobësuar dhe rritja e peshës duke bërë presion mbi legen mund të shkaktojë presion vaginal.
Legeni mbështet organet e legenit, përfshirë mitrën, vaginën, uretrën dhe fshikëzën. Shtatzania mund të dobësojë funksionin e tij./GazetaShneta/