Ftohja mund të bëhet shkak për infeksionin e veshit të fëmijës. Kur fëmija është ftohur, hapësira mes veshit të jashtëm dhe atij të mesëm mund të fryhet, të krijohen lëngje dhe ambienti bëhet shumë i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve.
Menjëherë këto simptoma do të shoqërohen me ethe dhe temperaturë, sepse në këtë mënyrë trupi lufton infeksionin.
Infeksionet e veshit janë të shpeshta te fëmijët sepse kanali që lidh veshin e jashtëm me atë të mesëm është i shkurtër dhe horizontal dhe kjo e bën më të lehtë krijimin e lëngjeve. Me rritjen e fëmijës, ky kanal bëhet më i gjatë dhe më vertikal dhe ulen shanset për infeksion.
Infeksioni i veshit të mesëm shkakton dhimbje tek foshnja.
Nëse foshnja juaj ka kollë ose hundë të lëngshme dhe papritur pas 3 ditësh ka temperaturë dhe ethe, kjo është shenjë e infeksionit.
Çojeni fëmijën te mjeku nëse vëreni këto shenja. Infeksioni mund të kalojë edhe vetë, por duhet ta shohë mjeku për të përcaktuar nëse ka nevojë për antibiotikë. /Gazeta Shneta/


