Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut të sëmundjes së tiroides, manifestimi i gjendjes

Femina 10/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tiroidea është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës dhe funksioni i saj kryesor është të prodhojë hormonet triiodotironinë (T3) dhe tiroksinë (T4).

Këto hormone, ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit, por gjithashtu ndihmojnë dhe në zhvillimin e trurit, funksionin e tretjes, kontrollin e muskujve dhe ekuilibrimin e humorit shkruan VeryWellHealth, përcjell Gazeta Shneta.

Kur tiroidea, prodhon ose më shumë ose më pak nga këto hormone kjo bën që gjëndra të punojë në mënyrë jo të duhur, duke çuar në çrregullime të tilla si hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi, dy llojet më të zakonshme të sëmundjes tiroide.

Shkaqet e zakonshme

Në rastin e hipertireozës, tiroidea po mbiprodhon hormone tiroide. Kjo mund të ndodhë për shkak të inflamacionit në tiroide, i quajtur tiroidit, i cili bën që tiroidea të krijojë hormone të tepërta.

Hipertireoza mund të shkaktohet edhe nga nyjet që njihen si adenoma toksike, të cilat zhvillohen në gjëndër dhe fillojnë të sekretojnë hormone përveç atyre të prodhuara nga tiroidea.

Në raste të rralla, hipertiroidizmi mund të shkaktohet nga një mosfunksionim i gjëndrës së hipofizës ose rritje kanceroze në tiroide që mund të prishë ekuilibrin hormonal dhe prodhimin e T3 dhe T4.

Çrregullimet autoimune të tilla si sëmundja e Graves gjithashtu mund të shkaktojnë hipertireozë.

Për hipotiroidizmin dhe sëmundjet që lidhen me të, tiroidea nuk po prodhon mjaftueshëm hormone tiroide, gjë që gjithashtu rezulton në mungesë të energjisë.

Shkaqet e hipotiroidizmit përfshijnë një çrregullim autoimun siç është sëmundja Hashimotos.

Kjo është një gjendje në të cilën trupi sulmon tiroiden dhe bën që ajo të prodhojë më pak hormone tiroide.

Hipotiroidizmi mund të jetë gjithashtu rezultat i ekspozimit ndaj sasive të larta të jodit radioaktiv nga trajtimi të hipertireozës që më pas rezulton në hipotiroidizëm të përhershëm.

Ndër të tjera, hipotiroidizmi mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i terapisë rrezatuese që përdoret për të trajtuar kanceret në kokë dhe qafë.

Shtatzënia gjithashtu mund të shkaktojë hipotiroidizëm, si dhe një defekt kongjenital që nga lindja në të cilin tiroidea nuk zhvillohet siç duhet.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Faktorët gjenetikë

Kushtet si sëmundja e Hashimoto dhe sëmundja Graves mund të jenë të trashëgueshme.

Përveç historisë familjare, ekzistojnë edhe disa faktorë të tjerë rreziku si për hipotiroidizmin ashtu edhe për hipertireozën, disa prej të cilëve përfshirë gjininë dhe shtatzëninë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNarkotikët për dhimbje gjatë procesit të lindjes, ja çfarë duhet të dini në lidhje me përdorimin e tyre
Artikulli i rradhës Si të shmangni një lindje cezariane, disa hapa për një opsion të mundshëm të lindjes vaginale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.