Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Narkotikët për dhimbje gjatë procesit të lindjes, ja çfarë duhet të dini në lidhje me përdorimin e tyre

Këshilla për shtatzëna 10/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë gra përfundojnë duke u mbështetur në disa narkotikë për lehtësimin e dhimbjeve gjatë lindjes.

Ndërsa përgatiteni për lindje, është e rëndësishme të njiheni me ilaçet kundër dhimbjes që janë në dispozicion, mënyrën e funksionimit të tyre si dhe rreziqet dhe përfitimet prej tyre shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Metoda që zgjidhni për lehtësimin e dhimbjes do të varet nga preferenca juaj personale, rekomandimi i ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe disponueshmëria e ilaçeve në institucionin tuaj të lindjes.

Opiatet janë një lloj analgjeziku që jepen për të lehtësuar dhimbjen. Kur përdoren gjatë lindjes, opiatet konsiderohen si opsioni i parë pas metodave natyrore për lehtësimin e dhimbjeve të tilla si lindja në ujë, frymëmarrja e thellë dhe masazhi.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Poashtu, opiatet jepen në doza të vogla dhe administrohen zakonisht gjatë fazave të hershme të lindjes në përpjekje për të shmangur efektet anësore të mundshme si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Përderisa, opiatet mund të ndihmojnë në uljen e ankthit dhe të përmirësojnë aftësinë e nënës për të përballuar kontraktimet e dhimbshme në anën tjetër, efektet anësore më të shpeshta të këtij grupacionit janë: të përziera, vjellje, kruarje, marramendje, ulja e lëvizshmërisë gastrike, hipoksi për shkak të deprimimit të frymëmarrjes.

Ndër të tjera, këto substanca mund të kenë ndikim dhe tek fëmija pasi kalojnë barrierën placentare duke shkaktuar: deprimim të sistemit nervor qendror dhe të frymëmarrjes, sjellje neurologjike të ndryshuara dhe zvogëlim të aftësisë për të rregulluar temperaturën e trupit.

Medikamentet narkotike që përdoren më shpesh janë: Morfina, Stadol, Fentanil, Nubain dhe Demerol.

Këto barna mund të administrohen në cilindo nga mënyrat e mëposhtme:

– Një injeksion shtyllën kurrizore ose

– IV, vendosja intravenoze në një venë në pjesën e pasme të dorës ose krahut. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprak6 dhimbjet e shtatzanisë që janë krejtësisht normale
Artikulli i rradhës Shkaqet dhe faktorët e rrezikut të sëmundjes së tiroides, manifestimi i gjendjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.