Shtatzënia heterotopike është ekzistenca e dy shtatzënive të njëkohshme me vende të veçanta të implantimit, njëra prej të cilave është një shtatëzani e vlefshme intrauterine (që ndodh në mitër) dhe tjetra e së cilës është një shtatëzani ektopike jo-e vlefshme (që ndodh jashtë mitrës, zakonisht në tubet fallopiane).
Një shtatzëni heterotopike mund të jetë e rrezikshme aq sa është një shtatëzani ektopike shkruan VeryWellFamily.
Poashtu bëhet edhe më e vështirë nga fakti se shumica e prindërve vendosin të mbajnë njërën shtatëzani ndërsa duhet të përfundojnë tjetrën përcjell Gazeta Shneta.
–Normat e shtatzënisë heterotopike
Si të gjitha shtatzënitë e shumëfishta, shtatzënia heterotopike është më e zakonshme tek çiftet që konceptohen me procedura riprodhuese të asistuara si fekondimi in vitro (IVF). Deri cdo 2 në 1000 shtatzëni të asistuar rezultojnë në një shtatëzani heterotopike.
–Shenjat/Simptomat
Një grua që përjeton një shtatëzani heterotopike mund të ketë ose dhe nuk mund të ketë simptoma.
Kjo është veçanërisht shqetësuese pasi gjysma e këtyre shtatëzënive diagnostikohet vetëm kur këputet tubi fallopian.
-Nëse shenjat/ simptomat janë të pranishme, ato mund të përfshijnë:
Gjakderdhje anormale vaginale,dhimbje të butë deri në të fortë të barkut ose ngërç, marramendje, të përziera ose dhe të vjella.
-Diagnoza
Thjesht, është e vështirë për mjekët të diagnostikojnë shtatzëninë heterotopike në fazat e hershme të saj.
Gratë mund të kenë gjakderdhje vaginale dhe ngërçe, por këto janë simptoma që shfaqen edhe në një shtatzëni normale.
Në të njëjtën kohë, është e lehtë të humbasësh një shtatëzani heterotopike gjatë një ultratingulli rutinë pasi tekniku mund të kontrollojë vetëm fetusin në zhvillim në mitër dhe të mos mendojë të shikojë përtej kësaj.
Nëse ekziston dyshimi për një shtatëzani heterotopike, zakonisht vetëm brenda javës katër ose pesë mund të konfirmohet ose përjashtohet nga ultrazërit.
Deri atëherë, nëna e ardhshme do të duhet të monitorohet nga afër me testet e gjakut deri sa të bëhet një diagnozë përfundimtare. /Gazeta Shneta /