Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët analizuan nivelin e sheqerit në ushqimet për foshnje, e tmerrshme çfarë gjetën

Jetë 02/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushqimet për fëmijë janë të shijshme por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë përmabjnë në të vërtetë.

Një studim I kryer nga National Department of Health Pretoria në Afrkën Jugore ka analizuar përmbajtjen e sheqerit në një shumëllojshmëri të produkteve ushqimore për foshnje. Mostra e studimit përfshinte ushqime për fëmijë të disponueshëm në treg – duke përfshirë kutitë e drithërave dhe kavanoza të ushqimeve të përpunuara – të synuara për fëmijët nën 12 muaj, transmeton GazetaShneta.

Afrika e Jugut ka normat më të larta të obezitetit të fëmijërisë në botë, me një shifër alarmante prej 13%, ndërsa mesatarja globale qëndron në 6%, përcjellë “NDHP”.

Një nga shkaqet kryesore të këtyre përqindjeve është rritja e shpejtë e industrisë komerciale ushqimore të vendit. Kjo ka çuar në rritjen e konsumit të ushqimeve të lira, lehtësisht të arritshme dhe të përpunuara që janë të larta në sheqer.

Ushqimet komerciale të foshnjave shpesh paraqiten si ushqime të para për foshnjat sepse ato janë të përshtatshme dhe të lehta për t’u përdorur. Kjo i bën gjetjet e studimit veçanërisht alarmante.

Vetëm një në pesë nga ushqimet e bebeve në studim kishte nivele të pranueshme siç përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) – dmth, më pak se 20% e kalorive totale rrjedhin nga sheqeri.

Por gati 80% e drithërave dhe pureve përmbanin sheqer të shtuar. Ushqimet e përpunuara që përmbanin sheqer të shtuar, përfshirë mjaltin, ishin një përzierje e karrota dhe dy lloje të drithërave së mëngjesit.

Studimi gjithashtu hedh dritë mbi faktin se pak informata ishin në dispozicion të konsumatorëve mbi përbërësit e përdorur në ushqimet e foshnjave. Për shembull, ishte pothuajse e pamundur të identifikohej se cilat produkte kishin sheqer të shtuar kundrejt atyre që kishin vetëm sheqernat e brendshme (natyrale). Të dyja janë të dëmshme në produktet e përpunuara.

Ajo që ëshrë më se e nevojshme të bëhet për të përmirësuar këtë problematikë është ndalimi i detyrueshëm i sheqerit të shtuar nga prodhuesit dhe po ashtu futja e një sistemi të etiketimit të ushqimit.

Ne gjithashtu rekomandojmë kufizimin e ushqimeve të të tepërta dhe të përpunuara të foshnjave në favor të alternativave më të shëndetshme./GazetaShneta/

Artikulli paraprakUshqimet që nuk preferohen të konsumohen nëse keni tension të lartë të gjakut
Artikulli i rradhës Pse nuk mundemi ta gudulisim vetveten?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.