Shoku dhe kolegu i Mentor Salihit: Do të kujtoj me shumë dhimbje sa të kam jetë

2022-07-05 në ora 21:19

Genc Krasniqi, miku i ngushtë i mjekut nga Gjakova, Mentor Salihi që ka ndërruar jetë sot, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidentimi i autoambulancës më 30 qershor në Gjakovë, është shprehur i pikëlluar për lajmin e trishtë që ka marrë.

Ai, në rrjete sociale ka shkruar se Salihin, do ta kujtojë me mërzi e zbrazëti brenda.

Krasniqi, i cili është vetë mjek, ka thënë se nuk ishte koha që Salihi të largohej dhe ka treguar se kishin bërë plane së bashku.

Postimi i plotë i tij:

Shok miq dhe dashamir, shoku im i ngusht Mentor Salihi u largua nga ne pergjithmone, une per aq kohesa do kem jete do te kujtoj me shume merzi e zbrazti brenda !

Nuk ishte koha e as momenti qe te largohesh shoku im kishim plane te medha bashke ashtu siq edhe filluam por ja qe Zoti te deshti pran vetes pergjithmone!😢😢😢

Kurr nuk do te harroj shoku im 😢

NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA PER FAMILJEN SALIHI, ALLAHU JU QOFT GAJRETIN 😢

Perhere ne kujtimet e mia shoku im💔😢!