Një studim i ri, duket të sigurojë gjithashtu një lloj ndihme në luftën preventive ndaj Covid-19.
Shpëlarsit e gojës, mund të zhdukë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij – ka zbuluar një studim shkencor shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Rezultati i tanishëm vjen përpara një studimi klinik nëse përdorimi i shpëlarsit të gojës ka potencialin për të ulur nivelet e koronavirusit në pështymën e një pacienti.
Raporti i Universitetit të Cardiffit tha se shpëlarsit e gojës që përmbajnë të paktën 0,07 përqind klorid cetipiridiniumi (CPC) treguan “shenja premtuese” të aftësisë për të luftuar virusin.
Raporti, ‘Efikasiteti virucid i përbërësve të shpëlarjes orale kundër SARS-CoV-2 In Vitro’ – është ende për t’u shqyrtuar nga kolegët, por mbështet një studim tjetër të botuar javën e kaluar që zbuloi se shpëlarjet e gojës me bazë CPC janë efektive në zvogëlimin e ngarkesës virale të Covid.
“Studimi klinik i vazhdueshëm do të na tregojë se sa zgjasin efektet, pas një administrimi të vetëm të shpëlarësit të gojës në pacientët me Covid-19”.
Edhe pse ky studim in-vitro është shumë inkurajues dhe është një hap pozitiv, tani kërkohet më shumë hulumtim klinik në lidhje me këtë çështje. /Gazeta Shneta/