Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shpikja më e rëndësishme për HIV AIDS

Teknologji 24/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një lloj të ri testi të HIV AIDS, i cili mund të lidhet me kompjuterin ashtu si USB-ja.

Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo pajisje mund të zbulojë virusin me një pikë gjak, duke gjeneruar një sinjal i cili mund të lexohet nga kompjuteri.

Kjo shpikje e re mund të ndihmojë pacientët të monitorojnë trajtimin e tyre dhe siguron rezultate të sakta në vetëm 30 sekonda.

Pajisja është krijuar nga një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial i Londrës dhe firma DNA Electronics. Krijuesit e saj thonë se testi mund të ndihmojë pacientët me HIV të menaxhojnë më mirë gjendjen.

Ashtu si testet aktuale diagnostikuese, pajisja tregon për madhësinë e virusit në gjakun e pacientit.

Por, ndryshe nga testet standarde të HIV-it, çipi i USB-së i jep rezultatet në vetëm pak minuta dhe jo për disa ditë.

“Trajtimet e HIV janë përmirësuar ndjeshëm këto 20 vitet e fundit – deri në atë pikë sa shumë të diagnostikuar me këtë infeksion mund të bëjnë një jetë normale për një kohë të gjatë”, shprehet dr. Graham Cooke, hulumtues shkencorë tek Kolegji Imperial i Londrës.

Monitorimi i ngarkesës virale është shumë i rëndësishëm për suksesin e trajtimit të HIV-it.

“Aktualisht, testet shpesh kërkojnë pajisje të shtrenjta dhe të ndërlikuara që kërkojnë disa ditë për të dhënë një rezultat”.

Trajtime aktuale të HIV-it kërkojnë gjithashtu ilaçe të forta për të ulur numrin e viruseve në qelizat e gjakut.

Shkencëtarët shpresojnë që me pajisjen e re pacientët të kenë mundësi të kontrollohen vetë, ashtu siç bëjnë pacientët me diabet për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Përveç kësaj, mjekët do të mund të kontrollojnë jo vetëm nëse pacientët po marrin mjekimin e duhur, por mund të kontrollojnë edhe rezistencën e viruseve kundër ilaçeve. /shëndeti.al

Artikulli paraprakLëvizja e organeve të brendshme në trupin e nënës gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Kjo është arsyeja përse stresi shkakton sulm në zemër

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.