Sa herë ia keni thënë këtë fëmijës tuaj pasi është vrarë diku? Ndoshta për ju është konsideruar si një formë “argëtimi” dhe njëkohësisht “ngushëllim” për fëmijën, por sipas shkencës kjo është metodë që vërtet funksionon.
Si është e mundur kjo gjë?
Një studim ka provuar se pështyma e nënës përmban molekula që kanë veti shëruese. Studimi u publikua në revistën “FASEB journal” i cili tregonte gjithashtu se si pasojë e kësaj vetie shëruese edhe plagët e gojës do të shëroheshin më shpejt.
Pështyma përmban një peptid të quajtur istatina-1, dhe do të ishte pikërisht kjo substancë që do të mundësonte shërimin më të shpejtë të plagës, shkruan Femina, transmeton Gazeta Shneta.
Istatina-1 do të mundësonte ngjitjen e qelizave. Ky pohim, sipas profesorit që udhëhoqi studimin (Vicente A. Torres) do të kishte një rëndësi të madhe edhe në gjetjen e një mënyrë për të favorizuar rikuperimin e plagëve në pjesë të tjera të trupit përvec gojës.
Edhe Thoru Pederson, drejtor i revistës “FASEB” pohoi se ky studim do të ishte si një “derë e hapur” drejt përmirësimit terapeutik. /Gazeta Shneta/