Duke u bazuar në një mesazh të dërguar në faqën tonë, ekziston një lloj xheli i cili njihet si “ritex kinderwunsch gel”, që ndihmon gratë të mbesin shtatzënë.
Xheli i tillë stimulon sekrecionin, i cili mungon në ditët e ovulimit, duke e kryer punën e tij dhe njëkohësisht duke ndihmuar spermatozoidet të arrijnë deri tek qeliza ve, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas statistikave të kompanisë, 80% të femrave që kanë përdorur një xhel të tillë kanë mbetur qysh në herën e parë shtatzënë.
Gjithsesi, sipas këtij mesazhi të dërguar nga një nënë, çifti duhet të jenë në gjendje stabile shëndetësore që xheli të funksionojë.
“Ritex Kinderwunsch gel” nuk gjendet në farmacitë tona, megjithatë ekzistojnë forma të ndryshme të cilat mund ta siguroni atë.
“Ky gell gjendet ne rossman, dm, müller etj. Ju qe jeni ne ks ndoshta munet me jau pru ndonje familjar qe e keni jasht.”, shkruhet në mesazhin e dërguar./Gazeta Shneta/