Me rritjen e numrit të rasteve ditore është vërejtur një rritje poashtu e pacientëve të hospitalizuar në Shtetet e Bashkuara.
Numri i pacientëve të hospitalizuar ishte në rritje që nga muaji i kaluar në 47 shtete, ndërsa me fillimin e kësaj jave, janë regjistruar afro 50 mijë pacientë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Dr.Scott Gottlieb, ish-komisioner i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, ka thënë se sistemi spitalor në gjithë vendet e SHBA-së ka arritur kapacitetet e tyre.
“Ky fakt është tejet shqetësues e sidomos kur jemi në muajt e dimërit”, tha thënë ai.
Në 24 orët e fundit, SHBA-të kanë regjistruar më shumë se 81,000 raste pozitive me covid-19./GazetaShneta/