Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëria e PARA në Ballkan dhe e 5-ta në Evropë për numrin e divorceve

Jetë 17/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Divorci tashme eshte nje dukuri mjaft e perhapur ne shoqerine shqiptare dhe shifrat e publikuara nga gjykatat dhe media e deshmojne kete te vertete te hidhur.

Nga studimet e agjencise “Nation Master” Shqiperia renditej e 14-ta ne bote, e 5-ta ne Evrope dhe e para ne Ballkan, persa sa i perket numrit te divorceve. Divorci padyshim eshte zgjidhja per nje martese te deshtuar e nje familje jofunksionale,por nga ana tjeter ai eshte shkaterrimi i familjes dhe ndoshta nje nga demet me te medha per femijet.

Dhimbja e divorcit është shpesh herë e papërballueshme. Eksperienca mund të jetë e tmerrshme sa ti mendon që do të ishte më e lehtë sikur të kishit qëndruar të martuar ose edhe të ishit duke u përballur me ndonjë ngjarje tjetër jetësore të hidhur .

Thellësia e dhimbjes të bën shpesh herë çudi, veçanërisht kur e di që nuk do të qëndrosh më i/e martuar. Ajo çka harrojnë shumë njerëz është se divorci është thjesht një fjalë justifikuese për të maskuar thyerjen mes dy personave. Divorci është më shumë se sa ndarja e pasurive dhe pronave. Është ndërprerja  e një lidhjeje shumë të fortë e ndërtuar me ndjenja të thella të varësisë dhe nevojës. Besojeni ose jo, ju keni zhvilluar një atashim me partnerin tuaj gjatë kohës që keni ndjenjur bashkë që ju ka lidhur në një nivel emocional dhe fiziologjik.

Kur dy njerëz martohen ata betohen për të qënë bashkë dhe për ta dashur njëri-tjetrin, por ata gjithashtu premtojnë të “bëhen një”. Ky atashim është i pathënë me fjalë dhe i panjohur për të dy, por është lidhja më e fortë që mund të ketë dikush për partnerin në një marëdhënie romantike. Sipas autores Helen Fischer në librin e saj Why We Love (Pse dashurojmë), “kimikatet tona të përkëdheljes”, të quajtura oksitocin dhe vasopresin, kontribuojnë në ndjenjën e afërsisë që çiftet ndjejnë për njëri-tjerin në një marëdhënie. Këto hormone lidhjeje promovojnë një ndjesi funksioni ose “shkrirjeje” mes partnerëve që thellon atashimin dhe ndjenjën e unitetit. Ky fenomen biologjik shpjegon thellësinë e ndjenjës shkatërruese dhe simptomat fiziologjike që aktivizohen kur atashimi prishet. Përgjigjia është zakonisht primitive, që çon në mendime, ndjenja dhe sjellje që ndoshta nuk dalin asnjëherë në sipërfaqe në kontekste të tjera.

Fundi i një martese është një eksperiencë e dhimbshme humane. Të menduarit e divorcit brenda kontekstit të atashimit sjell një ndjesi të madhe empatie për atë çka mund të ndjesh. Shpjegon nivelin e zemërimit, justifikimit, zisë dhe dëshpërimit që shumë shpesh shoqëron këtë tranzicion. Ne gjithashtu shpesh mendojmë për divorcin si një fjalë të zakonshme, por në fakt është një traumë që ka pasoja fiziologjike dhe psikologjike. Ju mund të krijoni vuajtje më të mëdha për veten duke i rezistuar asaj që po ndjeni ose duke thënë se po reagoni më shumë se sa duhet.

Duhet të dini se fundi i martesës tuaj tregon më shumë për ju se sa mund të mendonit. Nëqoftëse do të ishit një fëmijë i vogël dhe personi tek i cili vareni më shumë do të ishte papritur i padisponueshëm për ju, nuk ka dyshim duhet të dini se fundi i martesës tuaj tregon më shumë për ju se sa mund të mendoni.

Nëqoftëse do të ishit një fëmijë i vogël dhe personi tek i cili vareni më shumë do të ishte papritur i padisponueshëm për ju, nuk ka dyshime që ju do të kishit një reagim të fortë. Fundi i martesës tuaj nuk ka ndryshim. Jepi vetes kohë dhe hapësirë për tu shëruar dhe rregulluar. Nuk jeni i dëmtuar, thjesht përkohësisht i shkatërruar, dhe shërimi do të vijë me kohën. Divorci nuk është thjesht një çështje zemre por një eksperiencë që prek personin në çdo aspekt.

Artikulli paraprakKëto janë shenjat e para të depresionit post-partum që asnjë grua nuk duhet të injorojë
Artikulli i rradhës Si ta ndihmoni foshnjën tuaj që të flejë rehat gjatë kohës që po i dalin dhëmbët?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.