Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë shenjat e para të depresionit post-partum që asnjë grua nuk duhet të injorojë

Këshilla për shtatzëna 17/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë nëna që në ditët e para pas lindjes kanë simptoma të qarta të buta të depresionit pas lindjes në një formë të quajtur Baby Blues, në lidhje me gjendjen e melankolisë, që zgjat deri në një javë. Megjithatë, shumë më serioze janë simptomat e depresionit pas lindjes, të cilat mund të zgjasin shumë muaj.

Psikologia Paola Vinciguerra, shpjegon se depresioni postpartum shpesh shkon pa u kuptuar dhe mohohet edhe nga nënat e reja, por familja duhet të luajë rolin e saj mbështetës dhe nuk duhet të minimizojë edhe atë që mund të shfaqet vetëm si një periudhë trishtimi, por që në vend të kësaj mund të fshehë diçka më të thellë.

Ka disa faktorë që kontribuojnë në fillimin e këtij çrregullimi: problemet hormonale, mosha e nënës dhe ndryshimet psiko-sociale. Në përgjithësi, është më shumë në rrezik një grua e re, e vetme, me shtatzëni të padëshiruar, probleme martesore, mbështetje të pamjaftueshme sociale, ngjarje stresuese të jetës dhe aborteve të mëparshme. Edhe një grua që ka vuajtur tashmë nga depresioni është sigurisht në rrezik më të lartë.

Simptomat më të shpeshta mund të përfshijnë humor të ulët me një trishtim intensiv dhe të vazhdueshëm, lodhje ekstreme, humbje e interesit ndaj foshnjes së porsalindur apo shqetësim i pajustifikuar për mirëqenien e të porsalindurit, vështirësi në përqëndrim, nervozizëm dhe agresivitet, pamundësi për të përmbushur nevojat themelore. Këto simptoma mund të shoqërohen nga dhimbje koke, pagjumësi, ankthe dhe sulme paniku. Në rastet më serioze, gruaja mund t’i nënshtrohet një rrëshqitje psikotike dhe depresioni pas lindjes kthehet në psikozë. Për fat të mirë, ka trajtime: nga psikoterapi në terapitë në grup me gratë që tregojnë të njëjtat simptoma, me përdorimin e antidepresantëve dhe kontroll mjekësor.

Të ashtuquajturat Baby Blues janë fenomen thuajse fiziologjik, duke rezultuar në ndryshimin drastik hormonal, për shkak të rënies së estrogjenit dhe progesteronit në orët menjëherë pas lindjes.

Artikulli paraprak3 ndryshimet pozitive që ndodhin në organizmin e një gruaje pas shtatzënisë
Artikulli i rradhës Shqipëria e PARA në Ballkan dhe e 5-ta në Evropë për numrin e divorceve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.