Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.
Bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rënduar, 145 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 167 me oksigjeno-terapi. /Gazeta Shneta/