Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK kërkon falje për pacientin që mori kredi për të blerë barna

Lajme 15/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka deklaruar se i vije keq për pacientët që janë detyruar të blejnë barna. Kjo deklaratë është dhënë në lidhje me pyetjet e Gazetës për mungesën e barnave në intensiven e QKUK-së

Gazeta ka raportuar javën e kaluar për një listë të gjatë të barnave dhe materialeve që mungojnë në Mjekimin Intensiv Qendror. Një familjar ishte detyruar të merrte kredi për të blerë barna për babanë e tij që ishte në koma qe pesë javë. A.Z. ka treguar kuponët fiskal dhe recetat e barnave që ka blerë e të cilat i kanë kushtuar rreth 1650 euro.

Për këto mungesa dhe për kredinë e familjarëve, menaxhmenti i SHSKUK-së deklaron se i vije keq. “SHSKUK, shpreh keqardhje që familjarët e pacientit janë detyruar të blejnë disa nga barnat e caktuara dhe në të njëjtën kohe siguron të gjithë qytetarët se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për  furnizim të qëndrueshëm me barna nga lista esenciale”, thuhet në sqarimin e SHSKUK-së për Gazetën Shneta.

Tutje në sqarim thuhet se kostoja mesatare e shpenzimeve vetëm për barna dhe materiale shpenzueses për një pacient që  mjekohet në mjekimin intensiv qendrore dhe është i intubuar sillet nga 200 deri në 250 euro për 24 orë  të mjekimit në këtë njësi.

“Për rastin  të cilin është raportuar, shumica e barnave dhe mjekimi  janë siguruar nga ana e institucionit, përderisa disa nga barnat me kosto me te larte të blera nuk janë në listë esenciale . Pacienti në fjalë është i shtrirë në kujdesin intensiv para 36 dite dhe është në ditën e 37 të mjekimit”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Familja merr kredi mbi 1600 euro për të blerë barna për pacientin e shtrirë në intensivën e QKUK-së

Artikulli paraprakSi ta kuptoni nësa çanta e fëmijës tuaj peshon më shumë seç duhet
Artikulli i rradhës Simptomat që tregojnë se mund të goditeni nga vapa e madhe

Ju sugjerojmë

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.