Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka dal sot me një sqarim për specializantët, të cilët mbajtën protestë ku kërkuan t’iu paguhen kujdestaritë.
SHSKUK ka deklaruar se po i zbatojnë kontratat që specializantët i kanë lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë për specializim.
“Në lidhje me pagesën e kujdestarive të specializantëve, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron se po zbaton kontratat që ata i kanë lidhur për specializim”, thuhet në sqarim.
“ShSKUK, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, është duke analizuar këtë çështje dhe do të veprohet konform rregulloreve dhe legjislacionit tjetër në fuqi”, kanë deklaruar nga SHSKUK.
Dhjetëra specializantë sot kanë protestuar para administratës së SHSKUK-së ku kanë kërkuar t’iu paguhen kujdestaritë gjatë vikendeve dhe festave. /Gazeta Shneta/
Specializantët me kontrata në MSH, kërkojnë pagesa për kujdestari në SHSKUK