Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënë për herë të parë, ja ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj

Këshilla për shtatzëna 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë shtatzënisë, disa ndryshime hormonale, fizike dhe psikologjike janë më se normale. Ne po ju paraqesim disa nga ato më të zakonshmet që ndodhin pothuajse te të gjitha gratë shtatzëna. Ndoshta shumë prej jush i kanë provuar, por ato të cilat e kanë për herë të parë, do të mësojnë se çfarë do të presin.

Ndryshimi i gjoksit

Duke qenë se organizmi përgatitet për prodhimin e qumështit, gjoksi pëson një sërë ndryshimesh të rëndësishme gjatë shtatzënisë. Hormonet që ndikojnë në pigmentimin e lëkurës, e bëjnë më të errët areolën apo lëkurën rreth saj. Ai bëhet më i ndjeshëm dhe i tendosur, venat janë më të dukshme e thithkat më të dala.

Madje disave mund t’u krijohen edhe shenja strijesh (smagliatura) veçanërisht nëse kanë pësuar një rritje të menjëhershme. Shpesh mund të shfaqen edhe kokrra të vogla në areole dhe shumica e femrave kanë rrjedhje të një lëngu të trashë e të verdhë (kolostrum) gjatë 3-mujorit të dytë. Ky është fillimi i prodhimit të qumështit.

Në disa raste, mund të vini re disa si gjëndra në gjoks, të cilat mund të jenë nga kanalet e bllokuara të qumështit. Nëse ato nuk zhduken, nëse i keni bërë masazh dhe e keni lagur me ujë të ngrohtë për disa ditë rresht, atëherë konsultohuni me një doktor.

Hiperpigmentimi i lëkurës

Femrat gjatë shtatzënisë mund të kenë edhe probleme me lëkurën. Edhe pse disa mund të jenë të përkohshme, disa të tjera lënë shenja të përhershme (strijet). Një ndryshim i lëkurës është ai i hiperpigmentimit.

Kjo ka të bëjë me errësimin e ngjyrës së lëkurës në pjesë si: areole, në pjesët intime dhe në plagët apo shenjat. Më shumë se 70% e femrave pësojnë një errësim të lëkurës së fytyrës, duke u njohur si “melasma apo njolla”. Këto mund të përkeqësohen edhe me ekspozimin në diell, prandaj mos e ndani kremin mbrojtës. Në shumë raste, lëkura rregullohet pas lindjes.

Ndryshime të flokëve e të thonjve

Ndryshimi i hormoneve ndikon në rritjen e flokëve apo të thonjve. Në shumë raste, mund të ndikojë në rënien e flokëve. Por ka edhe përjashtime ku disa femra pësojnë një forcim dhe rritje të flokëve.

Këto ndryshime të flokëve normalizohen pas lindjes e ky proces mund të zgjasë deri në 1 vit pas lindjes. Për sa u përket thonjve, disa femra pësojnë një rritje më të shpejtë të tyre, e disa të tjerave u bëhen më të ndjeshëm e i thyhen.

Artikulli paraprakLejleku i QKUK-së: Ja sa lindje janë kryer në Gjinekologji
Artikulli i rradhës Yjet shtatzëna të Hollywood-it, kjo është këshilla e tyre për gratë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.