Ne nuk mund të planifikojmë gjithçka kur kemi të bëjmë me fëmijët, dhe pikërisht për këtë kemi tregime të vjetra që janë transmetuar brez pas brezi.
Ato na ndihmojnë të ballafaqohemi me të panjohurën dhe të ndjehemi sikur ne kemi më shumë kontroll mbi jetën tonë.
Poashtu, ato mund të jenë mënyra që mund të parashikojmë edhe për gjininë e foshnjës, transmeton Gazeta Shneta.
Edhe përse nuk dihet me saktësi për origjinën e tregimeve të grave të vjetra, ato janë një traditë gojore, kështu që tregimet e para nuk u regjistruan asnjëherë në letër.
Një prej këtyre tregimeve ka të bëjë edhe me shprehjen ‘vajzat vjedhin bukurinë e nënës’.
Por sa është e vërtetë kjo, apo vetëm paraqet një proces biologjik që nuk ka të bëjë fare me gjininë e foshnjës?
Kjo sipas ekspertëve përpiqet të shpjegojë aknet në fytyrë që ndodhin tek gratë shtatzëna, por jo të gjitha nënat kanë këto akne./Gazeta Shneta/