Tashmë që “po mbani me vete ngarkesën më të shtrenjtë në jetën tuaj”, është koha më e përshtatshme për të vendosur themelet e nisjes së një procesi evoluimi të jashtëzakonshëm!
Gjithsesi, nëse ju ende ndiheni e paqartë, e mërzitur dhe shqetësoheni për çfarë është e lejuar dhe çfarë jo gjatë periudhës së shtatzënisë, si fillim gjeni më poshtë disa këshilla për çarë duhet të bëni dhe çfarë jo.
Çfarë duhet:
Ndiq me kujdes dhe në intervale të rregullta progresin e shtatzanisë suaj.
Përvetëso rregulla të shëndetshëm në të ngrënë.
Kujdesu që të flesh mire dhe mjaftueshëm, pasi me arritjen e bebes në shtëpi duhet të “jesh me bateri të karrikuara”.
Përfshini pak ushtrime në rutinën tuaj të përditshme. Kjo do të përmirësojë formën tuaj si dhe rezistencën çka do të jetë e vlefshme në kohën e lindjes.
Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit kur jeni në makinë.
Korrigjo qëndrimin e trupit.
Vishni rroba të rehatshme me përbërje të materialeve miqësorë me lëkurën dhe harroji takat e larta.
Kufizo udhëtimet arjërore të biznesit apo ato të argëtimit në transatlantik.
Përdor produkte kozmetike me përbërës natyralë.
Çfarë nuk duhet:
Shmang ankthin, stresin apo tensione psikologjike në mënyrë që të keni qëndrim pozitiv të përditshëm.
Shmang alkoolin, kafeinën dhe pijet freskuese, në vend të tyre konsumoni shumë ujë, qumësht dhe lëngje të freskëta frutash.
Shmangni pirjen e duhanit.
Shmang komunikimin e gjatë e të panevojshëm në telefonat celularë.
Mos u vaksinoni në rast se nuk është nevojë urgjente.
Mos ngrini pesha të rënda, por gjithmonë përpiquni të shpërndani të gjitha peshat njëtrajtësisht.
Mos kaloni përmes skanerit në kontrollet e aeroporteve.
Mos përdorni produkte toksike pastrimi, ngjyrosjeje apo pesticide.
Mos pastroni vendqëndrimin e maces që mund të keni në shtëpi.