Nuk egziston një kohë e përsosur për të mbetur shtatzënë.
Sidoqoftë, shumë njerëz shpesh kanë thënë që të kesh një fëmijë pasi të jeni 35 vjeç rrit shumë rreziqe shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Ju mund të habiteni kur të mësoni se shkalla e grave që kanë fëmijë në këtë dekadë të jetës ka qenë në rritje që nga viti 1985.
Një nga pengesat më të mëdha për një shtatzëni në vitet 40’ta është pjelloria juaj. Sigurisht, ka gra që nuk kanë asnjë problem të mbesin shtatzënë në të 40-tat.
Në përgjithësi, pas moshës 35 vjeçare, shumë gra duhet të kërkoni ndihmën e një specialisti të fertilitetit.
Një gjë me interes të veçantë do të jetë furnizimi dhe cilësia e vezëve tuaja. Numri i vezëve dhe shëndeti i vezëve të përmendura zvogëlohen me moshë.
Mundësia juaj për të mbetur shtatzënë në fund të viteve të 30-ta është rreth 60 përqind./GazetaShneta/