Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënitë multiple, një dukuri më e shprehur në vitet e fundit si rezultat i këtyre gjendjeve

Këshilla për shtatzëna 05/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka arsye të ndryshme që mund të dërgojnë drejt një lindje të shumëfishtë.

Mund të ndodhë që disa vezë janë lëshuar në të njëjtën kohë dhe kjo të rezulton në shtatzëni multiple. Teknikat e riprodhimit të asistuar që vendosin më shumë se një vezë të fekonduar në mitër, të tilla si fekondimi in vitro dhe transferimi i embrionit, mund të rezultojnë gjithashtu në një shtatzëni multiple, shkruan Pregnancy Info përcjell Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, binjakët mund të rezultojnë gjithashtu nga një vezë e vetme e fekonduar që ndahet në dysh – kjo rezulton në binjakë gjenetikisht identikë.

Sa të zakonshme janë shtatzënitë multiple?

Lindjet identike binjake, ndodhin në mbarë botën me një normë konstante prej 3.5 për 1000 lindje.

Shtatzënitë binjake, janë bërë gjithnjë e më të zakonshme, kryesisht për shkak të rritjes së moshës së nënës dhe përdorimit të teknikave të riprodhimit të asistuar.

Në vitin 1991, 2,1 % e të gjitha lindjeve ishin lindje multiple. Deri në vitin 2011, ky numër ishte rritur në 3.3%.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Çfarë konsiderata të veçanta ka për gratë shtatzëna me binjakë?

Ju mund të ndiheni të mbingarkuar dhe të emocionuar në të njëjtën kohë për të pritur më shumë se një fëmijë! Poashtu, ju mund të pyesni veten se si do ta përballoni.

Ndër të tjera, do të keni nevojë për kujdes dhe mbështetje të veçantë shëndetësore gjatë kohës që jeni shtatzënë dhe pas lindjes së foshnjave.

Meqenëse gratë me një shtatzëni multiple, janë në rrezik më të lartë të disa ndërlikimeve të shtatzënisë, shumica e grave kujdesen nga mjekët obstetër.

Kërkohet kujdes i specializuar sepse ka disa ndërlikime të shtatzënisë që janë më të zakonshme në shtatzënitë multiple, si lindja e parakohshme dhe pesha e ulët e lindjes.

Pre-eklampsia, diabeti gestacional, të përzierat dhe të vjellat e rënda janë gjithashtu më të zakonshme tek gratë shtatzëna me binjakë.

Në varësi të faktit nëse foshnjat kanë secila qesen e tyre amniotike për t’u rritur, ose nëse e ndajnë një të tillë, mund të ketë probleme të tjera për t’u marrë parasysh.

Mjekët obstetër kanë ekspertizë në menaxhimin dhe reduktimin e këtyre rreziqeve. Shumica e ekspertëve, rekomandojnë që gratë që mbajnë shtatzëni multiple të bëjnë ultratinguj të rregullt çdo 2-4 javë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPap testi në shtatzëni: Kjo është koha më e mirë për të realizuar një marrje të mostrës
Artikulli i rradhës Hipertensioni gestacional në shtatzëni, kjo është prevalenca e gjendjes e shprehur në raporte

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.