Shtetasi kinez i cili u trajtua si i dyshuar i prekur nga sëmundja e koronavirusit, nuk e kishin pranuar në hotelet e Prishtinës.
Të paktën kështu ka deklaruar sot deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu-Kamishi në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, shkruan Gazeta Shneta.
“Shtetasin kinez nuk e pranuan hotelet dhe ai shkoi në Infektivë”, ka deklaruar Haxhiu, derisa kritikoi institucinet se kjo klinikë terciare u shndërrua në triazhim të pacientëve.
Kujtojmë se shtetasi kinez doli negativ për koronavirusin Covid-19 në testet laboratorike dhe i njëjti është liruar nga klinika. Deri më tani në QKUK janë trajtuar mbi 20 persona të dyshuar me koronavirus dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. /Gazeta Shneta/
“Shtetasin kinez nuk e pranuan në hotele, prandaj shkoi në QKUK”
Artikulli paraprak9 Përfitimet e ushqyerjes me gji si për nënën ashtu edhe për fëmijën
Artikulli i rradhës Testet në vizitën tuaj të parë prenatale: Çfarë mund të prisni gjatë kësaj kohe