Rreziqet e ngrënies së sheqerit dhe ndikimi i tij në shëndetin e zemrës janë të dokumentuara mirë.
Tani, një studim i kohëve të fundit shqyrtoi se si konsumimi i sheqerit mund të ndikojë në funksionin e trurit të një fëmije, transmeton Gazeta Shneta.
Ekzaminimi i konsumimit të sheqerit
Studimi shqyrtoi të dhëna nga 1, 234 nëna dhe fëmijë. Dietologia pediatrike Jennifer Hyland, tregoi që pijet e ëmbëlsuara me sheqer ishin veçanërisht një problem.
Studimi shqyrtoi se sa sheqer, konkretisht pije të ëmbëlsuara me sheqer, që nëna konsumonte gjatë shtatzanisë dhe gjithashtu shikonte fëmijët e vegjël sa sheqer po konsumonin. Ata zbuluan se sheqeri i shumtë kishte një ndikim negativ në funksionin e tyre njohës në vitet e hershme të fëmijërisë.
Studiuesit zbuluan se gratë që kisin dieta me sheqer të lartë, përfshirë ata që pinin shumë pije të gazuara gjatë shtatzanisë kishin më shumë të ngjarë të kishin fëmijë me aftësi njohëse më të dobëta, përfshirë aftësi joverbale për të zgjidhur problemet me kujtesën verbale.
E njëjta gjë ishte edhe për fëmijët e vegjël që konsumuan sasi të mëdha të sheqerit gjatë javëve të hershme.
Sa sheqer është normale të konsumoni?
Rekomandohet që fëmijët nën moshën 2 vjeç të mos konsumojnë sheqer të shtuar. Fëmijët mbi moshën 2 vjeç duhet të kenë jo më shumë se 25 gram sheqer të shtuar në ditë./GazetaShneta/