Çaji jeshil rrjedh nga bima e njëjtë si çaji i zi i, andaj edhe nuk konsiderohet një çaj bimor. Përmban kafeinë ashtu si kafeja, por në sasi më të vogla. Kjo do të thotë që ju mund të shijoni çaj jeshil herë pas here pa dëmtuar fëmijën tuaj. Por, ndoshta është më e rrugës të kufizoni konsumin e këtij çaji në një filxhan ose dy në ditë.
Kafeina konsiderohet stimuluese. Ajo mund ta kalojë lirshëm placentën dhe të hyjë në qarkullimin e gjakut të foshnjës. Fëmija merr kohë më të gjatë për të metabolizuar (procesin) kafeinën në krahasim me një të rritur , kështu që mjekët kanë pasur shqetësime në lidhje me ndikimin e saj në zhvillimin e fetusit.
Por hulumtimi ka treguar prova kontradiktore në lidhje me sigurinë e pijeve me përbërje të kafeinsë gjatë shtatëzanisë.
Shumica e studimeve tregojnë se pijet e kafeinuara siç është kafeja dhe çaji në moderim gjatë shtatëzanisë nuk kanë efekt të dëmshëm mbi foshnjën.
Studime të tjera tregojnë se konsumi i niveleve shumë të larta të kafeinës mund të lidhet me problemet, siç janë: lindjet e parakohshme, abortin dhe lindjet me peshë të ulët.
Meqë është simulues, kafeina mund t’ju ndihmojë të qëndroni zgjuar gjatë natës, por gjithashtu mund të rrisë presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Kjo mund të krejt në rregull në fillim, por ndërsa shtatzënia përparon, aftësia e trupit tuaj për të tretur kafeinë ngadalësohet./Gazeta Shneta/