Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si dieta vegane mund të ndikojë në komplikacionet e shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 03/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët sugjerojnë se respektimi i një diete vegane gjatë shtatzënisë mund të lidhet me një rrezik më të lartë për preeklampsi dhe lindjen e një fëmije me peshë më të ulët, sipas një studimi të publikuar në “Acta Obstetricia et Gynecologica Scandinavica”.

Hulumtimi përfshiu 66,738 gra shtatzëna daneze midis viteve 1996 dhe 2002. Pjesëmarrëset u ndanë në katër grupe dietike: vegjetarianë që hanin peshk dhe shpendë, vegjetarianë lakto/ovo që konsumonin qumësht dhe vezë, veganë dhe omnivorë. Studiuesit shqyrtuan ndërlikimet e shtatzënisë, si preeklampsia, dhe peshën e lindjes së të porsalindurve, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Nga të dhënat, 65,872 gra ndiqnin dieta omnivore, 666 ishin vegjetarianë të peshkut/shpendëve, 183 lakto/ovo-vegjetarianë dhe vetëm 18 veganë. Rezultatet treguan se gratë vegane kishin një rrezik më të lartë për preeklampsi dhe mundësi më të madhe për të pasur një fëmijë me peshë më të ulët lindjeje krahasuar me omnivorët.

Analiza e marrjes së proteinave dhe mikronutrientëve tregoi se veganët dhe lakto/ovo-vegjetarianët konsumonin më pak proteina dhe lëndë ushqyese, si vitamina B12, sesa omnivorët. Suplementet dietike mund të ndihmojnë në mbulimin e këtyre mangësive.

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se numri i vogël i pjesëmarrësve veganë (18 persona) dhe faktorë të tjerë bëjnë që rezultatet të interpretohen me kujdes.

Keith Godfrey, profesor i epidemiologjisë, thekson se gjetjet janë të bazuara në një grup të vogël dhe nuk mund të përfaqësojnë të gjithë gratë shtatzëna vegane. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKreatina: Përfitimet dhe koha e përdorimit për maksimizimin e performancës
Artikulli i rradhës OBSH thotë se financimi për shëndetësinë do të bjerë deri në 40% në vitin 2025

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.