Varianti Omicron, tanimë i konfirmuar si tipi kryesor i COVID-19 në SHBA, është e natyrshme që prindërit të shqetësohen se si Omicron do të ndikojë tek të vegjlit e tyre.
Kemi ende shumë për të mësuar rreth variantit Omicron të COVID-19, duke përfshirë mënyrën se si ai ndikon tek fëmijët. Megjithatë, ekspertët besojnë se varianti i ri është më pak i rëndë se variantet e mëparshme, që do të thotë se shumica e fëmijëve përjetojnë vetëm sëmundje të lehta.
Ndërsa disa simptoma të COVID-19 duken të ngjashme me një ftohje të zakonshme, për fat të mirë, ka mënyra për të testuar dhe dalluar midis këtyre gjendjeve, shkruan Very Well Family.
Deri më tani, shumica e asaj që dimë për Omicron vjen nga të dhënat me të rriturit e infektuar.
“Të dhënat tregojnë se Omicron është më pak i rëndë se Delta, por gjithsesi më shumë se “thjesht një ftohje” për të rriturit e pavaksinuar,” thotë pediatre Dr. Kelly Fradin, transmeton Gazeta Shneta.
Për fëmijët, simptomat e Omicron duken të ngjashme me ato të varianteve të tjera të COVID-19.
“Omicron tenton të sulmojë rrugët e sipërme të frymëmarrjes më shumë se rrugët e poshtme të frymëmarrjes,” thotë pediatër Dr. Eric Ball, nga Kalifornia dhe president i mëparshëm i Akademisë Amerikane të Pediatrisë.
“Ne po shohim shumë fëmijë të pranishëm me një dhimbje të fytit, kollë, kongjestion nazal dhe ethe.”
“Poashtu, ne vazhdojmë të shohim shumë fëmijë asimptomatikë që rezultojnë pozitivë për Omicron. Nuk kam parë fëmijë të sëmuren më rëndë nga Omicron në krahasim me variantet e mëparshme”. /Gazeta Shneta /