Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si manifestohet gjendja e anoreksisë në shtatzëni, çrregullimet e të ngrënit

Këshilla për shtatzëna 04/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy llojet më të zakonshme të çrregullimeve të të ngrënit, anoreksia dhe bulimia shfaqen më së shpeshti gjatë adoleshencës ose moshës së rritur.

Kur këto sëmundje zgjasin në kohën e shtatzënisë të një gruaje ato mund të ndikojnë negativisht jo vetëm në shëndetin e saj, por edhe në foshnjën e saj shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Anoreksia përfshin dietë obsesive ose uri për të kontrolluar shtimin në peshë, ndërsa në anën tjetër, bulimia përfshin ngrënie të tepruar dhe të vjella ose përdorim të laksativëve për të çliruar trupin nga kaloritë e tepërta.

Çrregullimet e të ngrënit, veçanërisht anoreksia, ndikojnë në pjellori duke zvogëluar shanset tuaja për t’u ngjizur.

Shumica e grave me anoreksi nuk kanë cikle menstruale dhe afërsisht 50% e grave me buliminë poashtu luftojnë çrregullim të ciklit.

Komplikimet e mëposhtme shoqërohen me çrregullime të të ngrënit gjatë shtatzënisë dhe manifestohen në: lindje të parakohshme, peshë e ulët e lindjes, rritje e rrezikut të lindjes cezariane, vonimi i rritjes së fetusit, problemet e frymëmarrjes.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU

Mirëpo edhe gjendjet e tjera shëndetësore si diabeti gestacional, komplikimet gjatë lindjes, depresioni, aborti spontan dhe preeklampsia mund të jenë shkak si rol negativ të çrregullimeve të ngrënies.

Gratë me çrregullime të ngrënies kanë nivele më të larta të depresionit pas lindjes dhe ka më shumë të ngjarë të kenë probleme me ushqyerjen me gji.

Laksativët, diuretikët dhe ilaçet e tjera që merren mund të jenë të dëmshëm për foshnjën në zhvillim.

Është e mundur që ato mund të çojnë në anomali të fetusit, veçanërisht nëse ato përdoren rregullisht. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikojnë ushtrimet në shtatzëni, përfitimet shëndetësore të aktivitetit fizik
Artikulli i rradhës 4 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.