Si mund ta kuptoni nëse foshnjës suaj i mjafton qumështi i gjirit?

2017-05-23 në ora 12:43

Kjo është një pyetje e zakonshme për nënat e reja që ushqejnë me qumësht gjiri. Para së gjithash, ju doni të siguroheni që foshnja juaj të ushqehet aq sa ka nevojë dhe aktualisht ju nuk mund të shihni se sa qumësht pi foshnja juaj gjatë dhënies gji!

Përderisa nënat janë në gjendje të sigurojnë tërë qumështin për ti ushqyer foshnjat e tyre, ndonjëherë foshnjave kjo nuk i mjafton. Dhe kur kjo situatë nuk adresohet, atëherë foshnja mund të dehidrojë dhe të dështojë të lulëzojë, që të dy rastet janë të pazakonshme dhe serioze.

Shenjat që foshnja juaj gjatë dhënies gji është ushqyer mirë janë:

• Gjinjtë tuaj do ti ndjeni më të butë pas dhënies gji sepse foshnja juaj i ka zbrazur qumështin nga i cili kanë qenë të fryre.

• Pas ushqyerjes, foshnja juaj duket më e relaksuar dhe e kënaqur.

• Pas rikthimit të peshës së humbur nga lindja, foshnja juaj do të vazhdojë të fitojë në peshë. ( Shumë foshnja humbin nga 5 deri në 9 përqind të peshës së tyre të lindjes dhe e rifitojnë atë me kohe gjatë 2 javëve të para.) Një udhëzues: Në muajin e parë, foshnja juaj duhet të fitojë nga 140 gjer në 280 gramë në javë; në muajt 2 dhe 3, do të fitojë nga 140 gjer në 230 gramë në javë; në muajt 3 gjer në 6, do të fitojë nga 70 gjer në 130 gramë në javë; dhe nga 6 deri në 12 muaj , do të fitojë rreth 80 gramë në javë.

• Gjatë ditëve të para, kur foshnja juaj thith kulloshtrën tuaj, do të lag vetëm një deri në dy pelena në ditë. Pasi që të fillojë qumështi, atëherë do ti lag gjashtë gjer në tetë pelena në ditë.

• Gjatë muajit të parë, foshnja juaj do të dalë jashtë për nevojë rreth 3 herë në ditë apo më shumë. Do të bëhen më pak të shpeshta daljet kur të jetë një muajsh.

A ekzistojnë shenja paralajmëruese që foshnjës nuk po i mjafton qumështi i gjirit?

Shikoni këto shenja nëse jeni të shqetësuar rreth konsumimit të qumështit nga foshnja juaj:

• Foshnja juaj vazhdon të humbasë në peshë. Nëse foshnja nuk fillon rikthimin e peshës së humbur nga lindja pas pesë ditësh, apo nëse në çfarëdo kohe fillon të humbasë peshë në vend se të fitojë, atëherë konsultohuni me mjekun.

• Foshnja juaj lag pelenat më shpesh se 8 herë në ditë brenda 24 orëve pas pesë ditëve nga lindja e saj.

• Pas pesë ditësh, foshnja juaj ka të jashtëqitur të vogël, të errët.

• Urina e foshnjës suaj është shumë e errët, sikurse ngjyra e lëngut të mollës. (Nëse urina e saj është e verdhë apo e kthjellët, ajo është duke pirë mjaft qumësht; nëse është më e forcuar, mund të jetë shenjë e mos mjaftueshmërisë së qumështit.)

• Foshnja juaj është e irrituar apo letargjike shumicën e kohës. Fle sa herë që e vendosni në gji dhe imitohet sa herë e hiqni nga gjiri.

• Të ushqyerit konsekuent zgjat më shumë se një orë dhe foshnja juaj nuk duket e kënaqur.

• Gjinjtë nuk i ndjeni më të butë pas dhënies gji.

• Rrallëherë i dëgjoni gllënjkat gjatë dhënies gji. (Disa foshnja janë ushqyes të qetë, prandaj nëse të gjitha shenjat tjera janë pozitive, mos u shqetësoni për këtë!)

Nëse jeni të shqetësuara që foshnja juaj nuk merr sasi të mjaftueshme të qumështit, mos hezitoni, thërrisni mjekun e foshnjës për t`u konsultuar.

Sa shpesh duhet ta ushqej foshnjën time me qumësht gjiri?

Ekziston një radhë e gjatë e asaj se çfarë konsiderohet normale. Disa foshnja dëshirojnë që ti ushqeni me gji gjatë tërë kohës – jo vetëm për tu ushqyer, por gjithashtu për siguri – përderisa të tjerat ushqehen kur të ju dëshirojë barku.

Por çfarë është tipike pas 24 orëve të para, kur foshnja juaj të jetë e përgjumur për tu ushqyer. Në muajin e parë, foshnja juaj duhet të ushqehet çdo 2-3 orë apo 8-12 herë gjatë 24 orëve. Kjo mund t`ju duket shumë por mbani në mend që çdo foshnje ka një bark të vogël dhe ka nevojë për mbushje më frekuente.

Ajo mund të ushqehet tetë gjer në nëntë here në ditë në muajin e dytë, shtatë gjer në tetë herë në ditë në muajin e tretë, dhe të filloj të ushqehet me qumësht më shpesh në muajin e katërt – por në periudha më të shkurtra sepse bëhet më e angazhuar dhe më e hutuar.

Pas katër muajsh, do të fillojë të bie përsëri frekuenca. Në muajin e gjashtë, do të bie në pesë apo gjashtë ushqime gjatë 24 orëve.

Për çfarë sasie të qumështit ka nevojë foshnja juaj nëse pomponi gjirin për të?

Nëse pomponi gjirin tuaj për të ushqyer foshnjën tuaj, mund të ndiqni këto udhëzime për të ditur se çfarë ka nevojë ajo:

Në muajin e parë, ushqehen rreth tetë herë në ditë. Nëse keni filluar me ushqime të forta pas gjashtë muajsh, sasia e qumështit të gjirit do të zvogëlohet.

Mbani në mend që këto janë vetëm udhëzime – dhe nuk nënkuptojnë që duhet të provoni patjetër të ushqeni foshnjën me këto rregulla nëse ajo nuk do.

Për të ndihmuar foshnjën tuaj që të pijë sasinë e duhur të qumështit, ushqejeni ngadalë dhe bëni pauza të vogla për ti dhënë mundësinë që të kuptojë se a është ushqyer mjaftueshëm apo jo. Në fakt, nëse foshnja juaj gllabëron qumështin shpejtë, ndihmojeni që të marrë frymë duke e bërë të pushoje nga pak. Kjo është shumë me rëndësi në muajt e parë derisa të mësojë vetvetiu të pushojë.

Shumica e foshnjave nga 7 gjer në 11 muaj, kanë nevojë për llojllojshmëri të ushqimeve të forta dy –tre herë në ditë, plus mes-shujta të vogla, me katër apo pesë racione të qumështit gjatë ditës. Është e zakonshme për foshnjën që ushqehet me gji, që sasia e qumështit të pakësohet kur rrit konsumimin e ushqimeve të forta.

Kur foshnja juaj ti ketë mbushur një vjeç, ajo mund të kalojë në qumësht lope. Mbani në mend që qumështi i lopës është i mirë për të. Në fakt, edhe sasia e tepërt e qumështit të lopës mund të shpie në deficit të hekurit. 450-650 ml në ditë janë në rregull.

Gjithashtu, mund të vazhdoni dhënien gji edhe vitin e ardhshëm nëse ju dhe foshnja juaj e dëshironi këtë. Edhe nëse fëmija juaj ushqehet me ushqime të forta, qumështi i gjirit i siguron kalori, imunitet, vitamina dhe enzimë. (Bebaime)