Testimi është mënyra e vetme për të ditur nëse keni grip apo koronavirus.
Gripi dhe koronavirusi ndajnë disa simptoma të zakonshme, të tilla si ethe dhe kollë, por gulçimi ose problemet me frymëmarrje janë një shenjë e zakonshme e koronavirusit shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.
Sigurisht, disa njerëz me koronavirus nuk kanë fare simptoma. Dhe njerëzit asimptomatikë ende mund të përhapin koronavirusin tek të tjerët.
Pra, kushdo që ka pasur kontakte të ngushta me dikë që dihet se ka koronavirus, duhet të pyesë një ofrues të kujdesit shëndetësor në lidhje me testimin, thanë Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Kushdo që ka udhëtuar së fundmi në një pjesë të vendeve, ku koronavirusi është i përhapur, duhet të bëjë të njëjtën gjë. /Gazeta Shneta /