Problemi më i madh kur keni diabet gestacion është kur bëheni rezistent ndaj insulinës dhe kjo do të thotë se nivelet e sheqerit tuaj në gjak janë më të larta, kështu që fëmija juaj mund të shtojë peshë shtesë dhe kjo mund të shkaktojë probleme gjatë lindjes.
Ju do të këshilloheni ta lindni fëmijën në një njësi obstetrike. Kjo është një njësi e cila është e udhëhequr nga konsulentët ku do t’ju jepet një nivel më i lartë kujdesi dhe fëmija mund të monitorohet vazhdimisht gjatë lindjes shkruan Pregnancy Videos, transmeton Gazeta Shneta.
Kur foshnja lind më e madhe, problemet në lindje janë kryesisht të lidhura me lindjen pas daljes së kokës, pasi që supet mund të jenë shumë të mëdha dhe kjo mund të shkaktojë një problem dhe të vështirësojë ardhjen përmes kanalit të lindjes.
Nëse keni diabet, ndoshta do t’ju ofrohet një induksion i lindjes pas 38 javëve të shtatzënisë. Mundësia është që ju të keni një lindje normale, por ekziston një rrezik i shtuar për të pasur lindje me prerje cezariane.
Do t’ju ofrohet vetëm nëse është alternativa më e mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Nëse diabeti nuk është i diagnostikuar ekziston mundësia e rreziqeve afatgjata për fëmijën, të ngjashme si obeziteti dhe diabeti, që zhvillohen më vonë në jetë. Nëse diagnostikohet gjatë shtatzënisë dhe menaxhohet si duhet, këto rreziqe janë shumë, shumë të vogla./Gazeta Shneta/
https://youtu.be/bz4BHfLEmYk