Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund të ndikojnë medikamentet në ciklin menstrual te femrat

Femina 29/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shtetet e Bashkuara, 70% e të rriturve raportuan se merrnin të paktën një medikament me recetë në ditë në vitin 2020.

Gjithashtu, 24% raportojnë se merrnin katër ose më shumë barna në ditë. Shumë njerëz i dinë efektet anësore të pakëndshme të medikamenteve, si nauze, lodhje dhe diarre, por ç’të themi për efektet në menstruacione?

Nuk është e pazakontë që medikamentet si aspirina dhe pilulat kontraceptive hormonale të shkaktojnë ndryshime menstruale.

Gratë mund të përjetojnë luhatje të menstruacioneve nga mjekimet, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.

Barnat anti-inflamatore josteroidale, kontraceptivët, terapia hormonale, kimioterapia dhe medikamentet e tiroides janë disa barna që ndërpresin periodat menstruale.

Medikamente që mund të prishin ciklin tuaj menstrual

Barnat anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs)

Barnat anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs) janë medikamente me recetë që përdoren zakonisht për të lehtësuar dhimbjen, për të reduktuar inflamacionin dhe për të ulur temperaturën e lartë nga ethet.

Për gratë me rrjedhje më të rënda menstruale, NSAID-të mund të jenë një përfitim nëse duan një rrjedhje më të lehtë të ciklit.

Holluesit e gjakut

Holluesit e gjakut ose antikoagulantët janë të përshkruar për të trajtuar ose parandaluar mpiksjen e gjakut.

Megjithatë, sipas Shoqatës Amerikane të Hematologjisë, gjakderdhja jonormale e mitrës mund të ndodhë më shpesh tek gratë që marrin hollues gjaku, si apixaban, edoxaban ose varfarin.

Gjakderdhja jonormale dhe e rëndë mund t’i bëjë gratë të ndihen më të lodhura dhe të dobëta, duke ndikuar përfundimisht në cilësinë e jetës së tyre.

Format e kontracepsionit

Pilula implanti, unaza janë lloje hormonale të kontracepsionit që përdoren shpesh për të parandaluar shtatzëninë.

Përveç kësaj, kontracepsioni i bën periodat më të gjata, më të shkurtra, më të lehta ose më të rënda, varësisht nga natyra reaguese e organizimit femëror.

Terapia hormonale

Terapia hormonale rrit nivelet e hormoneve të një gruaje për të lehtësuar simptomat e menopauzës. Përveç kësaj, ky lloj trajtimi mjekësor e bën shtresën e brendshme të mitrës më të hollë. Me një shtresë më të hollë të mitrës, gratë mund të përjetojnë pak ose aspak gjakderdhje menstruale.

Kimioterapia

Kimioterapia është një trajtim standard i kancerit që përfshin barna për të shkatërruar qelizat e kancerit. Ky trajtim i kancerit mund të shkaktojë përkohësisht infertilitet. Steriliteti mund të ndalojë ose të shkaktojë perioda të parregullta. Gratë që marrin kimioterapi mund të përjetojnë një ndërprerje të përkohshme në menstruacionet e tyre. Zakonisht duhen rreth gjashtë muaj deri në një vit që menstruacionet e një gruaje të kthehen në modelin e saj normal pas marrjes së kimioterapisë.

Medikamente për tiroiden

Nëse dikush ka hipotiroidizëm, mjekimi për të trajtuar këtë gjendje mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual. Një bari që trajton hipotiroidizmin është levotiroksina.

Levotiroksina zëvendëson hormonet e prodhuara natyrshëm nga tiroidja. Megjithatë, ky medikament për tiroidet mund të shkaktojë edhe luhatje gjatë ciklit menstrual.

Medikamente për epilepsinë

Gratë që kanë epilepsi mund të vërejnë ndryshime në ciklin e tyre menstrual. Për shembull, luhatjet e menstruacioneve janë më të shpeshta tek gratë që marrin valproat për të trajtuar epilepsinë. Përveç kësaj, marrja e këtij medikamenti antiepileptik mund të jetë një faktor kontribues në normat e ulëta të fertilitetit.

Barnat kundër depresionit

Hulumtimet kanë treguar se disa gra që marrin barna kundër depresionit mund të përjetojnë efekte anësore si ngërçe të dhimbshme, gjakderdhje të rëndë ose mungesë periodash. Këto barna kundër depresionit që zakonisht shoqërohen me luhatje menstruale janë paroksetina, venlafaksina dhe sertralina në kombinim me mirtazapinën. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakBari Ozempic mund të parandalojë demencën
Artikulli i rradhës Studiuesit përdorën AI për të zhvilluar një antibiotik për të mposhtur superbakteret rezistente

Ju sugjerojmë

Terapia hormonale në menopauzë mund të ulë me 69% rrezikun për osteoporozë

15/06/2026 Femina

Studim: Terapia hormonale gjatë menopauzës ul me 69% rrezikun e humbjes së densitetit kockor

15/06/2026 Femina

Gratë vuajnë më shumë nga apnea e gjumit, por shpesh diagnostikohen më vonë

11/06/2026 Femina

Ekspertët ngrenë alarmin: Kujdesi për lëkurën po shndërrohet në obsesion te adoleshentet

09/06/2026 Femina

Kur duhet të fillojnë mamografitë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit?

03/06/2026 Femina

Perimenopauza, periudhë kyçe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës te gratë

01/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.