Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikojnë çrregullimet gjinekologjike në rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë

Femina 27/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inflamacioni kronik, çekuilibrat hormonalë dhe problemet metabolike si rezistenca ndaj insulinës mund të kontribuojnë në këtë rrezik, sipas studiuesve.

Disa çrregullime gjinekologjike, si endometrioza, mund të lidhen me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe atyre që prekin trurin, zbulon një studim i ri shkruan burimi Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit shqyrtuan 28 studime që përfshinin mbi 3 milionë gra dhe analizuan çrregullime gjinekologjike si endometrioza, sindroma e vezoreve policistike (PCOS), dhimbjet menstruale (dismenorrea) dhe ciklet menstruale të çrregullta.

“Ne vendosëm të hetojmë lidhjen e mundshme të këtyre çrregullimeve me sëmundjet kardiovaskulare sepse sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekshmërisë në mbarë botën dhe të kuptuarit nëse personat me këto gjendje kanë një rrezik më të lartë është një pjesë e rëndësishme e parandalimit shëndetësor,” tha Mathew Leonardi, profesor në Universitetin McMaster në Kanada dhe një nga autorët e studimit, për Euronews Health në një email.

Sipas gjetjeve të publikuara në revistën “Heart”, gratë me të paktën një nga këto çrregullime gjinekologjike kishin një rrezik 28% më të lartë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare ose cerebrovaskulare.

Sëmundjet cerebrovaskulare janë ato që ndikojnë në rrjedhjen e gjakut në tru.

Rritja e rrezikut ishte veçanërisht e dukshme tek gratë me endometriozë ose PCOS, një gjendje që ndikon në funksionin e vezoreve tek gratë.

“Një tjetër zbulim interesant ishte se në disa studime, ky rrezik i shtuar shfaqej relativisht herët në jetë, duke sugjeruar se ndërhyrja ose monitorimi i hershëm mund të bëjnë ndryshimin afatgjatë,” shtoi Leonardi.

Megjithatë, analiza nuk sugjeroi ndonjë rritje të rrezikut të vdekshmërisë për pacientët me çrregullime gjinekologjike.

Çrregullimet gjinekologjike mund të kenë ndikim sistemik

Studimi kontribuon “në rritjen e provave se sëmundjet gjinekologjike jo malinje nuk janë thjesht probleme të lokalizuara, por mund të kenë efekte sistemike” që rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, tha Dr. Rachel Bond, kardiologe në “Dignity Health Medical Group”, në SHBA e cila nuk ishte pjesë e studimit.

Ekspertët besojnë se inflamacioni kronik, çekuilibrat hormonalë dhe problemet metabolike si rezistenca ndaj insulinës mund të jenë mekanizmat lidhës mes këtyre gjendjeve.

“Këto mekanizma ka të ngjarë të mbivendosen dhe të forcojnë njëri-tjetrin, duke nxjerrë në pah kompleksitetin e lidhjes mes shëndetit gjinekologjik dhe atij kardiovaskular,” tha Leonardi.

Sëmundjet kardiovaskulare, si sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në vendet e Bashkimit Evropian, këto sëmundje përbëjnë 43% të vdekjeve tek gratë dhe 36% tek burrat.

“Mesazhi kryesor është të jemi proaktivë – por jo të alarmuar,” tha Leonardi, duke këshilluar pacientet me çrregullime gjinekologjike të jenë të vëmendshme ndaj faktorëve të rrezikut kardiovaskular, si presioni i gjakut, kolesteroli dhe pesha. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRaporti i ri tregon ngecje në shëndetësi në vendet e Evropës dhe në politikat menaxhuese
Artikulli i rradhës Një sëmundje misterioze ka shkaktuar më shumë se 50 vdekje në Republikën Demokratike të Kongos

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.