Themi se asnjë fëmijë nuk është njëlloj, disa gjejnë qetësinë duke lozur edhe vetë, e të tjerë nuk mjaftohen deri sa të shprazin tërë energjinë duke thirrur me zë të lartë apo duke u zënë më vëllain apo motrën.
Fëmijët shpesh vënë në testim durimin e prindërve, ku këta të fundit vihen në udhëkryqe të shpeshta nëse duhet të bëhen më të rreptë me fëmijë apo të zbulojnë metoda të reja për të komunikuar me ta, transmeton GazetaShneta.
Forma më e mirë e forcimit të një raporti prind-fëmijë është komunikimi. Një trik i shpejtë që do e bënte këtë raport më funksional janë shpërblimet dhe mirënjohjet nga prindi. Por duhet patur kujdes që një shpërblim i tillë të ipet me aryse dhe në kohë të paramenduar mirë.
Është e rëndësishme që prindërit të dinë të vlerësojnë fëmijët atëherë kur ata bëjnë një veprim të duhur ose që po shfaqin aftësi dhe talent në një fushë të caktuar, shkruan Motherly.
Një mënyrë tjetër është edhe të qenit shembull në sytë e tyre. Ani pse mund të testojnë durimin tuaj, ju duhet të qëndorni sa më të qetë kur ata bëjnë dicka që mund të prish rregullin dhe qetësinë e përgjitshme. Në këto raste, ata do të mund të shohin një reagim të ftohtë dhe do e përshtasin në sjelljen e tyre në të ardhmen.
Po ashtu duhet të mësoni t’u jepni atyre pavarësinë që e meritojnë, por gjithmonë duke i kujtuar marrëveshtjet dhe duke I përsëritur veprimet që përmirësojnë raportin tuaj ndërfamiljarë, sic ishin shpërblimet, bisedat etj. /GazetaShneta/