Placenta normalisht ngjitet në murin e mitrës, megjithatë, ekziston një gjendje që ndodh kur placenta ngjitet shumë thellë në murin e mitrës.
Kjo gjendje njihet si placenta accreta, placenta increta, ose placenta percreta në varësi të ashpërsisë dhe thellësisë së lidhjes së placentës shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Përafërsisht 1 në 2500 shtatzëni përjeton placenta accreta, increta ose percreta.
Cili është ndryshimi midis accreta, increta ose percreta?
Diferenca midis placentës accreta, increta ose percreta përcaktohet nga ashpërsia e lidhjes së placentës në murin e mitrës.
– Placenta accreta ndodh kur placenta bashkohet shumë thellë në murin e mitrës, por nuk depërton në muskulin e mitrës dhe është më e zakonshmja që përbën afërsisht 75% të të gjitha rasteve.
– Placenta increta ndodh kur placenta ngjitet edhe më thellë në murin e mitrës dhe depërton në muskulin e mitrës dhe përbën afërsisht 15% të të gjitha rasteve.
– Placenta percreta ndodh kur placenta depërton nëpër të gjithë murin e mitrës dhe ngjitet në një organ tjetër siç është fshikëza e urinës, poashtu është më pak e zakonshme nga gjendjet e lartpërmendura dhe përbën afërsisht 5% të të gjitha rasteve.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Çfarë e shkakton placentën accreta?
Shkaku specifik i placentës accreta është i panjohur, por mund të ketë lidhje me placentën previa dhe lindjet cezariane të mëparshme.
Cilat janë rreziqet e placentës accreta për foshnjën?
Lindja e parakohshme dhe ndërlikimet pasuese janë shqetësimet kryesore për foshnjën.
Gjakderdhja gjatë tremujorit të tretë mund të jetë një shenjë paralajmëruese se placenta accreta ekziston dhe zakonisht rezulton në lindje të parakohshme.
Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të ekzaminojë gjendjen tuaj dhe do të përdorë ilaçe, pushim në shtrat dhe gjithçka tjetër të nevojshme për të ndihmuar në vazhdimin e shtatzënisë drejt gjithë periudhës së plotë.
Cilat janë rreziqet e placentës accreta për nënën?
Placenta zakonisht ka vështirësi të ndahet nga muri i mitrës. Shqetësimi kryesor për nënën është hemorragjia gjatë përpjekjeve manuale për të shkëputur placentën. Hemorragjia e rëndë mund të jetë kërcënuese për jetën.
Shqetësime të tjera përfshijnë dëmtimin e mitrës ose organeve të tjera (percreta) gjatë heqjes së placentës. /Gazeta Shneta/