Problemet e fertilitetit janë të zakonshme si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Një nga shkaqet kryesore të problemeve të fertilitetit ose nga pamundësia për të konceptuar është mungesa e vitaminës B12 në trup.
Studiuesit sygjerojnë që nivele të ulëta të B12 në trup mund të ndikojnë në pjellorinë si tek burrat ashtu edhe tek grate shkruan Parenting.firstcry.
Nëse jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë për një kohë të gjatë tani pa sukses, atëherë një nga arsyet mund të jetë mungesa e vitaminës B12 në trupin tuaj përcjell Gazeta Shneta.
Vitamina B12 është një vitaminë e tretshme në ujë që ndihmon në funksionimin e duhur të trurit dhe sistemit nervor.
Është vitamina më e madhe B dhe është jetike për metabolizimin e qelizave të trupit.
Për më tepër, ajo luan një rol të madh në prodhimin e përbërësve gjenetikë ADN dhe ARN të vezës, si dhe spermës.
Mungesa e vitaminës B12 mund të ndikojë në pjellorinë e burrave dhe grave.
Kur trupit tuaj i mungon B12, mund të rezultojë në pasoja të rënda, siç janë dobësia, humbja e kujtesës, infertiliteti, anemia, probleme neurologjike ose psikiatrike.
Ja se si mungesa e vitaminës B12 prek si burrat ashtu edhe grate:
– Tek burrat
Vitamina B12 luan një rol të rëndësishëm në gjenerimin dhe pjekurinë e spermës.
Burrat që vuajnë nga çështjet e fertilitetit duhet të konsiderojnë konsumimin e ushqimeve të pasura me Vitaminë B12 për të përmbushur kërkesat e trupit të tyre për këtë vitaminë.
Një mungesë e kësaj vitamine mund të ndikojë negativisht në numrin e spermës ose të çojë në çështje të mëposhtme: Numër i ulët i spermes, dëmtimi i ADN-së në qelizat e spermës, lëvizshmëri e ulët e spermës dhe humbja e dëshirës për intimitet.
– Tek gratë
Për një grua me mungesë në Vitaminë B12 përpjekja për të ngjizur është e vështirë.
Mungesa e kësaj vitamine ndoshta ndërhyn në riprodhimin dhe kontribuon në problemet më poshtë: Ovulacioni jonormal, c’rregullim në ndarjen normale të qelizave dhe zhvillimi i dëmtuar i vezës.
Plotësimi i trupit tuaj me dozë të nevojshme të vitaminës B12 prej rreth 2.4 mikrogramë në ditë mund të ndihmojë në funksionimin e shëndetshëm të trupit tuaj. /Gazeta Shneta/