Sipas një postimi në një grup në Facebook thuhet se një person është alivanosur si pasojë e mbingarkesës.
Pothujse është bërë e zakonshme të shihet fluksi i madh i personave në autobusat e linjës 1 të cilët janë vazhdimisht të mbingarkuar dhe si pasojë e kësaj mbingarkese sot një personi i ka rënë të fikët, shkruan Gazeta Shneta.
Siç raportojnë ‘Vrojtuesit e lagjes’, linja ishte e mbingarkuar me numrin e madhe të qytetarëve. Ata kanë shprehur kritikë për kryetarin e komunës së Prishtinës.
“Për shkak të mbingarkesës se njerëzve e kallabllakut një djali t e moshës madhore i ra të fikët në autobusin 1-sh. Nuk ka nevojë me bo oferta për përdorimin e Trafiku Urban Prishtinë përderisa s’ka infrastrukture të mjaftueshme me i plotësu nevojat për qytetarët!!”, thuhet në njoftim.