“Truri i shtatzënisë,” përshkruan harresën dhe vështirësitë njohëse që shumë gra përjetojnë gjatë shtatzënisë.
Termi nuk është një diagnozë mjekësore, por shumë prindër raportojnë mungesë përqendrimi, ngathtësi dhe vështirësi për të kujtuar gjëra të përditshme. Hulumtimet tregojnë se rreth 81% e grave shtatzëna përjetojnë këto simptoma, shkruan burimi Health News transmeton Gazeta Shneta.
Shkaqet kryesore lidhen me ndryshimet hormonale, veçanërisht estrogjenin dhe progesteronin, mungesën e gjumit, stresin, ankthin dhe ndryshimet e humorit.
Gjithashtu, truri pëson ndryshime qelizore që mund të reduktojnë lëndën gri dhe të rifokusojnë funksionin njohës për nevojat e prindërimit.
Megjithëse, gjendja si ‘truri i shtatzënisë’, nuk konsiderohet një gjendje mjekësore zyrtare, shumë gra raportojnë simptoma të dukshme. Për t’i menaxhuar ato, rekomandohet përdorimi i planifikuesve dhe përkujtuesve, ushtrimi fizik, ushqimi i shëndetshëm, higjiena e gjumit, fokusimi në një detyrë në një kohë dhe kërkimi i ndihmës nga partneri ose familja.
Duke ndjekur këto strategji, mund të reduktohet ndjenja e mjegullimit mendore dhe të përmirësohet aftësia për të menaxhuar jetën gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. /Gazeta Shneta/


