Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si realizohet procedura e testimit me NIFTY test?

Këshilla për shtatzëna 28/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Secila grua shtatzënë, në shtatzëninë e hershme duhet të kryej ekzaminime, si të detyrueshme, ashtu edhe ekzaminime të tjera shtesë. Në këtë periudhë, ne primarisht fokusohemi në skenimin me ultrazë dhe me matjet e  translucensës nuhale (NT) dhe me testet invazive dhe jo-invasive për t’iu ndihmuar ju të keni më shumë informata sa i përket shëndetit gjenetik të bebes në ardhje.

Diferenca kryesore mes testeve invazive dhe jo-invazive është se në metodat invazive, sikurse amniocenteza dhe biopsia e indit korial (CVS- mostrat e kordonit), ekziston rreziku i abortit i shprehur në 1-2 %, për shkak të penetrimit në trup, përderisa nuk ka fare rrezik të abortit apo komplikimeve sikurse infeksionet, gjakderdhja ose rrjedhja e ujit fertil në testet jo-invazive.

Sigurisht se testi më i mirë dhe më i kompletuar prenatal jo-invaziv në botë është NIFTY testi – ai është i sigurt, i thjeshtë, i saktë dhe shumë i besueshëm.

Si realizohet procedura e testimit me NIFTY test?

NIFTY testi mund të bëhet nga secila grua shtatzënë që nga java e 10-të e shtatzënisë. Para se të merret gjaku i NIFTY  testit, gjinekologu do të shpjegojë mundësitë, përparësitë dhe kufizimet e NIFTY testit. Gjithashtu, ata do të bëjnë një skenim me ultrazë për të konfirmuar rrahjet e zemrës. Pas asaj, bashkë me gjinekologun tuaj, ju do të plotësoni dokumentet e nevojshme me informacionet që ndërlidhen me shtatzëninë dhe të nënshkruani dokumentin e informimit që ju e konfirmoni dhe aprovoni realizimin e testit.

Procedura është shumë e thjeshtë dhe e sigurt, çka në të vërtet është procedura standarde e marrjes së gjakut nga vena në dorën tuaj.

Më pas një mostër gjaku bashkë me të gjithë dokumentet e nevojshme dërgohet në një laborator që analizon atë sipas standardeve më të larta. Rezultatet nga NIFTY testi në shumicën e rasteve mund t’i merrni pas 6-10 ditësh pas ditës që ju është marr gjaku dhe dorëzuar te gjinekologu i cili e ka realizuar testin dhe i cili më pas ju informon për rezultatin dhe ua sqaron kuptimin e tij. 

Saktësia e detektimit e NIFTY testit është më shumë se 99 % për detektimin e 3 trisomive më të zakonshme: Sindromi Down, Edwards dhe Patau, dhe testi gjithashtu mund të detektojë edhe 4 çrregullime kromozomale gjinore, trisomitë kromozomale 9, 16, 22 dhe madje edhe 60 çrregullime të ndryshme kromozomale duplikacione dhe mikrodelecione. Nëse ju dëshironi, NIFTY testi gjithashtu mund të zbulojë gjininë e bebes suaj.

Në videon e mëposhtme, ju mund ta shihni se sa e lehtë është procedura e testimit me NIFTY testin. Më tepër informata mund të gjeni edhe në: www.niftytest.al. 

https://www.youtube.com/watch?v=BQr8ywv-51Y

Artikulli paraprakParashikimet e motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Gjidhënia dhe dhëmbët e bebes

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.