Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta dalloni nëse fëmija juaj është me autizëm, metoda më e re

Këshilla për shtatzëna 19/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zakonisht, shenjat e autizmit janë kur foshnja ka sjellje jo të duhura edhe pse ka një moshë normale që duhet të flasë dhe të përgjigjet.

Së fundmi një grup i shkencëtarëve kanë zhvilluar një test që mund t’i provojë dyshimet tuaja.

Ky test që përmban 10 pyetje, i quajtur “Pyetësori për Zhvillimin Psikologjik” është krijuar në mënyrë të atillë që mund të dallojë shenjat e autizmit me një saktësi prej 88%.

Rreth 1 në 68 fëmijë diagnostikohen me çrregullime të spektrit të autizmit sipas “Center of Disease Control”, dhe nëse prindërit arrijnë të dallojnë autizmin e fëmijëve të tyre atëherë terapitë që ofrohen sot mund t’i ndihmojnë këta fëmijë të jetojnë një jetë pak më normale. Për këtë arsye ky pyetësor është kaq i nevojshëm.

Ky pyetësor konsiston në 10 pyetje të cilave mund t’i përgjigjeni me jo (0 pikë), ndonjëherë (1 pikë) dhe po (2 pikë). Rezultati maksimal është 20 pikë, që do të thotë se nuk keni përse të shqetësoheni ndërsa çdo rezultat nën 12 pikë tregon se fëmija juaj ka nevojë për teste të mëtejshme.

Më poshtë gjeni pyetjet e përfshira në pyetësor:

A bën fëmija juaj gjeste ose tregon me gisht për të tërhequr vëmendjen?

A reagon kur dëgjon tinguj të ndryshëm?

A ju buzëqesh apo ju shikon në sy?

A përgjigjet kur ju therrisni emrin e tij?

A tregon interes kur shikon fëmijë të tjerë duke luajtur?

A i pëlqen kur luani me të dhe e prekni nga duart?

A i komunikon me të tjerët nëpermjet gjesteve apo duke folur?

A përdor 3 ose më shumë fjalë në mënyrë të rregullt?

A mund të formojë fraza fjalësh si “dua ujë”?

A qesh edhe ai kur të tjerët qeshin?

Edhe pse testi është mjaft i thjeshtë, Zahorodny sygjeron që testi të mos bëhet nga prindërit në shtëpi por nga mjeku pediatër i cili ka trajnimin e nevojshëm për analizimin e përgjigjeve, në mënyrë që rezultati të jetë sa më i saktë./pernenat.al/

Artikulli paraprakThyhet rekordi sërish: Lind foshnja më e madhe në botë, kjo është pesha e saj
Artikulli i rradhës Fotografitë që përcjellin emocion të fuqishëm në momentet e lindjeve cezariane

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.