Mukoza e qafës së mitrës është një shenjë e pjellorisë që vjen para ovulimit.
Ndekja e shenjave si temperatura bazale e trupit mund t’iu ndihmojë në konfirmimin e kohës së ovulimit, por janë fazat e ndryshme të mukozës së qafës së mitrës që iu lënë të kuptojnë se kur është koha e duhur për të ngelur shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Dita 1-3 – Post-cikli menstrual: Ditët fillestare menjëherë pas ciklit tuaj menstrual iu referohen si ‘faza e thatë’. Kjo fazë zgjat deri në shfaqjen e mukusit jo-pjellor.
Dita 4-6 Post-menstruacionet: Gjithashtu e njohur si faza ‘ngjitëse’, do të vëreni mukus globular të vogël dhe ngjitës që ka ngjyrë e bardhë. Ky është mukus jo-pjellor, që tregon se trupi fillon prodhimin në këtë fazë. Pavarësisht nga mënyra se si duket, nuk do të mbështesë bashkimin e një sperme me një vezë, rrjedhimisht nuk është pjellor.
Dita 7-9 Post-menstruacionet: Njihet edhe si faza para ovulacionit. Megjithëse mukoza e bardhë ose me ngjyrë të theksuar është ajo që ju do të shihni, do të jetë më e trashë dhe nuk do të jetë aq e ngjeshur. Ka disa gra që përpiqen të mbesin shtatëzënë gjatë kësaj faze. Megjithatë, nëse për ndonjë arsye ose tjetër, përpjekja nuk është e frytshme, mos u zhgënjeni. Jeni akoma disa ditë larg nga faza e ovulacionit. Sperma mund të qëndrojë në organin riprodhues të një gruaje deri në 5 ditë.
“Dritarja” e ovulacionit: Për të rritur shanset e konceptimit të një fëmije, është mirë që të përputhet me dashurinë tuaj me këtë fazë. Në këtë fazë, mukoza e qafës së mitrës do të jetë e bollshme, e qartë dhe mjaft elastike. Kjo mukozë do të thotë që ju jeni në fazën tuaj të parë pjellore tani. Mjedisi i tanishëm ushqen dhe mbështet edhe spermatozoidet. Kjo “dritare”, e cila zgjat 12 orë, është koha më e mirë për spermatozoidin për të fekonduar vezë.
Jo çdo grua ka cikël 28-ditor. Në fakt, një cikël mesatar mund të jetë diku nga 21 ditë në 35 ditë. Ndërsa disa gra mund të nxitojnë për fazën e pikut të mukusit të qafës së mitrës, të tjerave mund t’iu zgjat 2 javë.
Pra, është thelbësore të dimë që ky udhëzues i mukusit të qafës së mitrës, ndonëse efektiv, nuk është një mënyrë gjithëpërfshirëse për të mësuar rreth pjellorisë tuaj.
Kështu, është e këshillueshme të shikoni për shenja të tjera, si dhe të kuptohet procesi i ovulacionit.
Metodat për kontrollimin e mukozës së qafës së mitrës janë nëpërmjet letrës higjienike, nëpërmjet të brendshmeve apo edhe kontrolli i brendshëm, nëpërmjet gishtave./Gazeta Shneta/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.