Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta ruani për një kohë të gjatë ngjyrën e plazhit

Femina 21/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jeni kthyer prej pak kohësh nga pushimet dhe po pyesni veten se si ta ruani për një kohë të gjatë atë ngjyrë të bukur që keni marrë gjatë pushimeve? Në fakt të ruani ngjyrën pas pushimeve është punë që bëhet, por për ta bërë duhet të ndiqni disa rregulla të thjeshta dhe praktike.

Jeni gati për t’i zbuluar?

Fillojmë menjëherë atëherë. Pikat thelbësore që duhet të keni parasysh, nëse doni të mbani gjatë ngjyrën janë: ushqimi, hidratimi dhe zgjedhja e produkteve të duhur për bukurinë e trupit.

Dieta e duhur

Le të fillojmë menjëherë me ushqyerjen e duhur. Që ngjyra e trupit të zgjasë edhe pas pushimeve duhet të konsumoni produktet e duhura. Në fakt, ka disa substanca që u lejojnë të ruani më gjatë nxirjen.  Disa shembuj? Vitamina A dhe E, beta karoten, zink dhe seleni janë të gjitha substanca që nuk mund të mungojnë në tryezën tuaj. Mos i kurseni vetes edhe frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, ose të kuqe (të cilat përmbajnë antioksidantë). Dhe së fundmi, gjithmonë mos harroni të pini shumë ujë. Eshtë thelbësor për hidratimin e trupit dhe lëkurës.

Hidratimi

Hidratimi i mirë është gjithmonë baza për një lëkurë të shëndetshme dhe elastike, qoftë ajo e nxirë apo jo. Por në rastin tuaj, hidratimi do të jetë një nga elementet kyçe për arritjen e misionit tuaj për të ruajtur nxirjen edhe pak javë pas kthimit në punë. Nxirja tenton të zbehet dhe shpesh përfundon, duke u rrjepur, por si t’ia bëni për të kufizuar dëmin? Për të ruajtur nxirjen vetëm lagështoni dhe ushqeni lëkurën duke aplikuar një krem të mirë hidratues pas çdo ditë në plazh dhe madje edhe pas përfundimit të pushimeve tuaja. Pra evitoni banjat e gjata relaksuese dhe ndoshta plot shkumë dhe flluska, por preferoni dushe të freskët me vaj pastrues. Arsyeja është e thjeshtë: në këtë mënyrë ju do të shmangni rrjepjen dhe si pasojë humbjen e ngjyrës aq të preferuar për ju.

Zgjidhni produktet e duhura

Dhe së fundmi, nuk na mbetet t’ju themi gjë tjetër, veçse të zgjidhni produktet e duhura  dhe të lini mënjanë, të paktën në këtë periudhë, ato produkte që rrezikojnë të heqin nxirjen. Shmangni produktet agresive dhe preferoni ato delikate. Realizoni maska efikase për fytyrën, hidratuese dhe ushqyese që aplikohen një herë në javë për ta mbajtur lëkurën elastike dhe të bukur. Nëse vini re ndryshime në lëkurë, mos hezitoni t’i nënshtroheni një skrub-i delikat në mënyrë që ta pastroni deri në fund, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke e bërë lëkurën të ndritshme dhe me ngjyrë të artë.

Artikulli paraprakPse nënat duken më të bukura kur janë shtatzënë
Artikulli i rradhës Dy ushqimet magjike që ju ndihmojnë të humbni peshë shumë shpejt

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.