Mastitisi ose inflamacioni i gjëndrave të qumështit i ndodh më së shpeshti nënave që për herë të parë kanë lindur një fëmijë.
INFLAMACIONI i gjëndrave të qumështit – mastitisi, femrat e papërvojë lehtë mund t’i injorojnë simptomat: rraskapitje e papritur, dobësim, temperaturë mbi 38 gradë, rrëqethje – ia përshkruajnë ndonjë infeksioni respirator, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nëse krahas vështirësive të mësipërme shfaqen edhe dhëmbje e ënjtje të ndonjë pjese apo tërë gjirit, këto shenja nënkuptojnë kryekëput inflamacionin e gjëndrave qumështore.
Inflamacioni mund të jetë i zakonshëm tek gratë që ushqejnë foshnjet e tyre me gji, megjithëse nuk neglizhohen as gratë që nuk janë gji dhënëse.
Në shumicën e rasteve, mastitis i laktacionit ndodh përpara 6–12 javësh pas lindjes, por kjo mund të ndodhë edhe më vonë gjatë ushqyerjes me gji. Kjo gjendje mund të bëjë që ju të ndiheni të këputur, duke e bërë kështu të vështirë përkujdesjen për fëmijën tuaj.
Ndonjëherë mastiti e çon një nënë të largojë fëmijën e saj nga gjiri përpara se ajo të ketë ndërmend për ta bërë këtë gjë, por vazhdimi i të ushqyerit me gji, madje edhe kur ju jeni duke marrë antibiotik për mastitin, është më mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Është totalisht e sigurt që bebi juaj të pijë nga gjiri i cili ka mastit, ndaj nëna nuk duhet ta ndalojë kurrsesi gjidhënien nga ai gji dhe as ta hedhë qumështin e shtrydhur nga ky gji.
Në shumicën e rasteve, ju do të ndiheni e sëmurë me simptoma të gripit disa orë përpara se të vëreni se gjiri juaj ka një sipërfaqe të fortë dhe të skuqur. Sa më shpejt që ju të njihni këtë kombinim të shenjave dhe simptomave, është koha për të kontaktuar mjekun tuaj.
Nëse ju kontaktoni me mjekun në kohë, ai mund të bëjë të mundur që ju ta kaloni mastitin pa ndërhyrjen e një terapie me antibiotik, por kjo gjithmonë nëse ju keni më pak se 24 orë që gjendeni në këtë situatë.