Pediatri specialist, Dr. Ismail Lutolli, njëherësh edhe subspecialist dietolog-nutricionist, ka trajtuar në mënyrë të gjerë problemin e kapsllëkut tek fëmijët, si dhe ka ofruar mënyra se si të zgjidhet ky lloj problemi, njofton Gazeta Shneta.
Në lidhje me atë se kur fillon problemi i kapsllëkut, Dr. Lutolli thotë se kapsllëku fillon kur fëmijët injorojnë ushqime të caktuara, ku si pasojë, do të ketë vështirësi në jashtëqitje.
“Një fëmijë që fillon të ketë problem me kapsllëkun ngadalë do filloj të refuzoj ushqime të theksuara dhe kjo do e keqësoj edhe më shume gjendjen. Si pasoj e kësaj do të kemi vështirësi në jashtëqitje dhe në herën tjetër fëmija do refuzoj shkuarjen në tualet për jashtëqitje dhe kjo do e thelloj edhe më shume problemin”, thotë pediatri.
Megjithatë, ai ka ofruar edhe 5 këshilla në lidhje me trajtimin e duhur të kësaj gjendjeje të zakonshme shëndetësore.
“Si të zgjedhim këtë problem?
1.Hapi i parë ushqimi i duhur
Duhet të kuptojmë se jashtëqitje normale do të ketë atëherë kur do të kemi ushqim normal dhe adekuat për moshën. Pra hapi i parë dhe më i rëndësishmi është ushqimi adekuat.
Me ushqim adekuat nënkuptojmë shumë gjera por do përmendim disa nga ato më kryesoret: të evitohen ose eliminohen tërësisht nga ushqimi:, mielli i bardhë dhe gjithçka që gatuhet me miellin e bardhë (makarona, shpageta, supa etj.,), çokollata, çips dhe çdo pije e gazuar, smoki dhe gjerat e ngjashme, fastfood (hamburger, pica, pleskavica etj, sallame, virshlle, suxhuk).
Preferohen ushqimet si në vijim: Bukë integrale dhe gjithçka që është me miell të jetë integrale (makarona, shpageta etj.,) pemë dhe perime (jo banane), sallata të gjelbëra, në esëll një gotë jogurt dhe një lugë mjaltë, kompot të kumbullave, kompot të fiqve dhe sasi të nevojshme uji përkatës me moshën.
2.Të nxitet aktiviteti fizik te fëmija
Mund te jetë shëtitje nëse mosha është e vogël por nëse janë më të mëdhenj atëherë mund të jetë: notimi, çiklizmi apo vozitja e biçikletës, loja me top etj,.
3.Ushtrimi i refleksit të jashtëqitjes përmes masazheve
Hap shumë i rëndësishëm të fëmijët e vegjël është ushqimi i aktit të defekimit. Pas çdo ushqimi të mëngjesit dhe drekës t’i bëhet masazh e lehtë në abdomen-bark nga sipër poshtë dhe pastaj për 10 minuta të ulët në sholë për të provuar defekimin.
Masazhi në bark bëhet nga kërthizë masazhoni lehtas barkun e fëmijës tuaj me krem, kur fëmija është i shtrirë në shpinë dhe ua tërheqim këmbët si një biçikletë – e tërë kjo aktivizon muskujt dhe zorrët e barkut. Butësisht peshojmë pjesën e poshtme të majtë të stomakut.
4.Dushi i ngrohtë
Dush i ngrohtë i relakson muskujt dhe në disa raste është si zgjidhje efikase në këto raste sidomos në hapat e parë të problemit.
5.Trajtimi medikamentoz
Duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe mund të kryhet vetëm nën kontrollin e plotë të mjekut pediatër e assesi në iniciativë të prindërve e pa konsultime paraprake.
6.Konsultim me mjek-dietolog
Për përpilimin e një plani dietologjik ku përfshihet ushqimi dhe mënyra e jetesës. Në shume raste kjo është rruga e vetme e suksesit. Mjeku dietolog në çdo moment e ka për obligim të reflektoj me ushqime por edhe suplemente dhe terapi medikamentoze në mënyrë që aktin e defekimit të rikthej ne normalitet.
Mjeku dietolog duhet të përpiloj një plan ushqimi por edhe aktiviteti të përditshëm duke përfshire moshën dhe predispozitat tjera të fëmijës.
Pas përpilimit duhet ndjekje e afërt. Në shumë raste kjo ka qenë rruga e vetëm me të cilën kam zgjedhë problemet e kapsllëkut të fëmijët.“