Kur diabeti diagnostifikohet për herë të parë gjatë shtatzanisë, ai njihet si diabet gestacional. Diabeti i shtatzanisë ndodh në rreth 1 në 10 shtatzani dhe zakonisht zgjidhet pasi fëmija të lind.
Të gjitha gratë kontrollohen për diabet midis 24 dhe 28 javëve të shtatzanisë dhe gratë me rrezik të lartë mund të shqyrtohen më shpejt, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë e shkakton diabetin gestacional?
Ndërsa shkencëtarët nuk janë saktësisht të sigurt se çfarë e shkakton diabetin gestacional, besohet se luhatjet hormonale gjatë shtatzanisë mund ta bëjnë më të vështirë për trupin të përdorë insulinë në mënyrë efektive.
Insulina është një hormon që rregullon sheqerin tuaj në gjak. Nëse insulina nuk funksionon si duhet në trupin tuaj për shkak të luhatjeve hormonale gjatë shtatzanisë, atëherë mund të çojë në diabet gestacional.
Çdo grua shtatzënë mund të zhvillojë diabet gestacional por disa faktorë të rrezikut rrisin gjasat:
Pesha: rreziku për diabetin gestacional rritet me peshën trupit. Një studim ka terguar se gratë me mbipeshë kishin më shumë gjasa të kishin diabet gestacional.
Mosha: një studim zbuloi se rreziku për diabet gestacional rritet me moshën nga 25 në 40 vjeç, me ata të moshës 35 deri në 40 vjeç në rrezikun më të lartë.
Histori mjekësore: sindroma policistike e vezoreve, një çekuilibër hormonal mund të rrisë rrezikun tuaj për diabet gestacional deri në katër herë. Për më tepër nëse keni pasur diabet gestacional në një shtatzani të mëparshme ju keni një mundëri prej 66% për të pasur atë në të ardhmen. /GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzanisë klikoni KËTU


